Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2024, 11:39

Karburanti “lumë”, rekord konsumi gjatë - Korrikut Analiza/ Në 5 vite, regjistrohet sasia më e lartë e zhdoganimeve

Nga SCAN TV
Karburanti “lumë”, rekord konsumi gjatë - Korrikut

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë si dhe shkurtimi i distancave përmes investimeve rrugore drejt bregdetit por edhe zonave malore, ka rritur ndjeshëm lëvizshmërinë dhe përdorimin e automjeteve.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave nxjerrin në pah se gjatë periudhës Janar-Korrik 2024, janë zhdoganuar rreth 366.6 mijë ton karburante, një shifër rekord krahasuar më të njëjtën periudhë përgjatë 5 viteve të fundit. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 23.428 ton më shumë karburant i ardhur nga jashtë.

Rritja e konsumit të karburantit ka qenë progresive që nga vitit pandemik 2020, më pas u vu re një rënie e lehtë e importeve përgjatë krizës së çmimeve, ku nafta dhe benzina arritën deri në 290 lekë/ litër, dhe përsëri ka vijuar rritja.

Po të analizojmë të dhënat progresive mujore, vihet re se gjatë këtij viti muaji korrik regjistron sasinë më të lartë të importeve, në rreth 65.5 mijë ton, dhe po ashtu në raport me muajin Korrik të viteve të mëparshme shifra është më e larta.

Krahasuar me korrikun 2023,  janë 6185 ton më shumë të importuara vetëm në një muaj.

Kjo ecuri ka bërë që edhe të ardhurat buxhetore nga akciza, ku një peshë të rëndësishme zënë karburantet të rriten me 3 miliardë lekë apo 9.4 për qind më shumë se një vit më parë, si dhe të jenë në tejkalim të planit me 1.7 për qind.

Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Qershor, rezultojnë që në vendin tonë të kenë hyrë afro 4.5 milionë shtetas të huaj me një rritje prej 33.9 për qind në raport me një vit më parë.

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Gusht

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

  Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat