Vdekjet nga temperaturat ekstreme do të rriten - Shkëncëtarët bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese

Kristi Ceta/SCAN
Të nxehtit dhe të ftohtit ekstrem shkaktojnë afërsisht 407,500 vdekje në Evropë çdo vit, dhe nëse nuk bëhet asgjë më tej për të luftuar ndryshimet klimatike, 55,000 njerëz më shumë do të vdesin çdo vit deri në vitin 2100. Bëhet fjalë për një rritje prej 13,5 për qind, sipas vlerësimeve të reja nga studiuesit e Komisionit Evropian.
Aktualisht, pjesa më e madhe e vdekjeve në Evropë nga temperaturat janë të lidhura me motin e ftohtë, por nxehtësia ekstreme do të bëhet një sfidë gjithnjë e më vdekjeprurëse, veçanërisht në Evropën Jugore dhe zonat me më shumë të moshuar. Analiza supozoi një rritje prej 3°C për shkak të ngrohjes globale, që është dyfishi i objektivit 1.5°C të vendosur nga Marrëveshja e Parisit.
Midis 1991 dhe 2020, kishte rreth 364,000 vdekje të lidhura me të ftohtin dhe 44,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vit në të gjithë Evropën, ku i ftohti vret më shumë njerëz në Evropën Lindore dhe nxehtësia ekstreme shkakton më shumë vdekje në Evropën Jugore.
Këto pabarazi rajonale pritet vetëm të rriten, sipas studiuesve. Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve nga të ftohtit duhet të ketë rënie në dekadat e ardhshme, ato pritet të rriten në Irlandë, Norvegji dhe Suedi, ku numri i njerëzve të moshës 85 vjeç e lart po rritet.
Vdekjet nga të nxehtit janë planifikuar gjithashtu të rriten ndjeshëm në të gjithë kontinentin, me Spanjën, Italinë, Greqinë dhe pjesë të Francës që do të jenë më të prekura.
Ndërhyrjet e politikave për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike gjatë dy dekadave të fundit kanë shpëtuar mijëra jetë, por duhet bërë më shumë për të frenuar vdekjet e mundshme.
Studiuesit theksuan rolin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe planeve të parandalimit të nxehtësisë, që u zbatuan pasi më shumë se 70,000 njerëz vdiqën si rezultat i temperaturave përvëluese në 2003.

Biznesi i madh përshpejton rritjen e kreditimit - Raporti për 6-mujorin e parë. Ndikuan projektet infrastrukturore të qeverisë
Lidion Kulla/SCAN Financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të......

Polonia kalon Kinën për blerjet e produkteve gjermane - Gjermania synon reduktimin e varësisë nga tregu kinez
Kristi Ceta/SCAN Eksportuesit gjermanë shitën më shumë mallra në Poloni se sa në Kinë në gjysmën e parë të vitit, në një përpjekjeje diversifikimi, që......

Vizitorët britanikë, tarifë për të hyrë në BE - Rregullat e reja, në fuqi nga maji i vitit të ardhshëm
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 eurosh, pasi......

Nordikët, më të edukuarit në Evropë - Gratë evropiane janë më të arsimuara se burrat
Kristi Ceta/SCAN Popullsia e rritur në Evropë me arsim të lartë ndryshon ndjeshëm përgjatë kontinentit. Niveli i arsimimit gjithashtu luhatet sipas......

Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që......

Euro, pranë minimumit historik - Rënia për këtë vit ndaj lekut tashmë ka shkuar në rreth 6%
Lidion Kulla/SCAN Euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori edhe gjatë ditë së sotme në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Duket......

Përshkallëzohen grindjet tregtare mes BE dhe Kinës – Fokusi i radhës produktet e qumështit nga Europa!
Edel Strazimiri / SCAN Kina ka nisur një hetim kundër subvencioneve për produktet e qumështit të importuara nga Bashkimi Europian, tha Ministria Kineze......

Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji: Masat administrative 1.95-2.6 mln lekë, do derdhen në Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve
Ola Mitre / SCAN Personat që importojnë apo tranzitojnë mbeteje të rrezikshme do të dënohen me gjoba nga 1 950 000 - 2 600 000 lekë. Teksa qeveria ka......