Polonia kalon Kinën për blerjet e produkteve gjermane - Gjermania synon reduktimin e varësisë nga tregu kinez

Kristi Ceta/SCAN
Eksportuesit gjermanë shitën më shumë mallra në Poloni se sa në Kinë në gjysmën e parë të vitit, në një përpjekjeje diversifikimi, që synon të reduktojë varësinë nga tregu kinez.
Kompanitë e mëdha eksportuese gjermane në sektorë të tillë si mallrat industriale dhe makinat kanë qenë prej kohësh shtyllat e ekonomisë së vendit, por tensionet e fundit midis Kinës dhe Perëndimit kanë nxitur një ndryshim të fokusit në strategjitë e eksportit.
Të dhënat nga Komiteti i Gjermanisë për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, që synon të promovojë tregtinë midis Gjermanisë dhe Evropës Lindore, treguan se eksportet e mallrave në Poloni u rritën me 4.6%, duke shkuar në 48.4 miliardë euro në gjashtë muajt e parë të vitit.
Ndërsa eksportet në Kinë ranë me 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, në 48.2 miliardë, bazuar në të dhënat paraprake nga zyra gjermane e statistikave.
Polonia u ngjit kështu në vendin e katërt midis tregjeve më të rëndësishme të shitjeve për industrinë gjermane të eksportit, ndërsa Kina një vend më poshtë.
Sipas shifrave, eksportet gjermane në Evropën Lindore u rritën lehtë duke shkuar në 145 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që eksportet totale u tkurrën.
Duke llogaritur pothuajse 19% të tregtisë së jashtme gjermane, vendet e Evropës Lindore janë bërë një shtyllë e ekonomisë gjermane të orientuar nga eksporti.
Sipas të dhënave, SHBA ka qenë tregu kryesor i eksportit për Gjermaninë në gjashtë muajt e parë të vitit, e ndjekur nga Franca dhe Holanda.
Sondazh

Vizitorët britanikë, tarifë për të hyrë në BE - Rregullat e reja, në fuqi nga maji i vitit të ardhshëm
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 eurosh, pasi......

Nordikët, më të edukuarit në Evropë - Gratë evropiane janë më të arsimuara se burrat
Kristi Ceta/SCAN Popullsia e rritur në Evropë me arsim të lartë ndryshon ndjeshëm përgjatë kontinentit. Niveli i arsimimit gjithashtu luhatet sipas......

Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që......

Euro, pranë minimumit historik - Rënia për këtë vit ndaj lekut tashmë ka shkuar në rreth 6%
Lidion Kulla/SCAN Euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori edhe gjatë ditë së sotme në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Duket......

Përshkallëzohen grindjet tregtare mes BE dhe Kinës – Fokusi i radhës produktet e qumështit nga Europa!
Edel Strazimiri / SCAN Kina ka nisur një hetim kundër subvencioneve për produktet e qumështit të importuara nga Bashkimi Europian, tha Ministria Kineze......

Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji: Masat administrative 1.95-2.6 mln lekë, do derdhen në Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve
Ola Mitre / SCAN Personat që importojnë apo tranzitojnë mbeteje të rrezikshme do të dënohen me gjoba nga 1 950 000 - 2 600 000 lekë. Teksa qeveria ka......

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik - Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005
Xhorxhina Deda/SCAN Importi i drithërave arriti në rreth 5.9 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, duke u rritur me 14%,......

Të huajt shpenzuan 45 mln euro për prodhimet shqiptare - Rritet me 25% sasia e produkteve në tregjet ndërkombëtare në Korrik
Elisabeta Dosku/ SCAN Në supermarketet botërore po rritet ndjeshëm prezenca e produkteve bujqësore “Made in Albania”. Eksportet e produkteve bujqësore......