Shqipëria Postuar më 21 Gusht 2024, 12:38

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik - Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005

Nga SCAN TV
Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik - Është vlera e

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Importi i drithërave arriti në rreth 5.9 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, duke u rritur me 14%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.  Në një periudhë kohore prej katër vitesh, shohim se shifra e këtij shtatëmujori është më e lartë se viti 2023 dhe 2021, por më e ulët se shtatëmujori i vitit 2022.

Nëse do të flisnim vetëm për muajin korrik të këtij viti, vlera e importit të drithërave regjsitrohet në rreth 1.1 miliardë lekë. Të dhënat tregonë se importi është rritur ndjeshëm, krahasuar me korrikun e vitit 2023, me gati 74%. Nëse marrin në analizë importin e drithërave përgjatë të njëjtit muaj që nga viti 2005, shifrat tregojnë se korriku i këtij viti është vlera e katërt më e lartë. Rekordin absolut e mban korriku i vitit 2014-të, kur importoheshin rreth 1.5 miliardë lekë drithëra.

Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka rritur ndjeshëm prodhimin e drithërave, nga 690 mijë tonë në 2022, në 701 mijë tonë në 2023. Megjithatë, edhe pse ka rritje të prodhimit që nga viti 2020, shtatë muajt e parë të këtij viti dhe rritja e importit sidomos në muajin korrik tregojnë se varësia e Shqipërisë për drithëra nga importi vazhdon të mbetet e konsiderueshme. Por, vlen të përmbendet ndër të tjera edhe rritja e konsumit nga turizmi, e për pasojë rritja e kërkesës.

Por cilët kanë qenë partnerët kryesorë të importit për korrikun e këtij viti? Rusia mban vendin e parë, ndjekur nga Serbia dhe Ukraina, të cilët bëjnë tre partnerët kryesorë. Më pas vijon Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Gusht

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien teksa është blerë me 89.2 lekë dhe është shitur me 90.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat