Të huajt shpenzuan 45 mln euro për prodhimet shqiptare - Rritet me 25% sasia e produkteve në tregjet ndërkombëtare në Korrik

Elisabeta Dosku/ SCAN
Në supermarketet botërore po rritet ndjeshëm prezenca e produkteve bujqësore “Made in Albania”. Eksportet e produkteve bujqësore “Made in Albania” janë rritur me 25 % përgjatë muajit Korrik 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, muaj i cili prek edhe kulmin e prodhimit duke marrë parasysh kushtet klimatike të vendit tonë.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, përgjatë muajit Korrik janë eksportuar në total 58.113 ton produkte, nga 46.468 ton që u tregtuan në Korrik 2023, me një kapërcim prej 11.645 ton.
E përkthyer në vlerë monetare, vetëm përgjatë muajit korrik, konsumatorët evropianë por jo vetëm, pasi harta e eksporteve është shumë e gjerë, kanë konsumuar 4.5 miliardë lekë apo rreth 45 milionë euro prodhime të tokës shqiptare të cilat kanë kaluar të gjitha filtrat e cilësisë sipas rregullave dhe kritereve të vendosura nga tregjet ndërkombëtare.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, nxjerrin në pah se në dy muajt kryesorë të sezonit Qershor-Korrik 2024, në total janë eksportuar 188 644 ton produkte bujqësore, ku më i mbarë në këtë drejtim ka qenë muaji Qershor.
Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Viti 2023 u mbyll me një shifër totale eksportesh në vlerën e 55.7 miliard lekëve, duke shënuar një rritje me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.
Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit, të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.
Sondazh

A janë të sigurt ashensorët në pallatin tuaj? - Gonxhja, thirrje ndërtuesve dhe administratorëve t’i regjistrojnë pranë ISHMT
Lidion Kulla/SCAN Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, rikujton ndërtuesit dhe administratorët e pallateve......

Punonjësit fitojnë 74% të “betejave” me punëdhënësin - Ndëshkohen bizneset që shkelin ligjin, 560 pezullime dhe 90 gjoba në 6 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset në vend kanë mangësi në respektimin e legjislacionit të punësimit, duke rënë pre edhe e gjobave nga Inspektorati......

BE ul tarifat për automjetet Tesla të prodhuara në Kinë: Çfarë ndikimi do ketë tek çmimet?
Edel Strazimiri / SCAN BE-ja ka ulur një tarifë shtesë për automjetet elektrike Tesla (EV) të prodhuara në Kinë në 9%, nga 20.8% e planifikuar më parë.......

Industria më e madhe në botë e çelikut në vështirësi mes një teprice oferte dhe kërkesë të dobët!
Edel Strazimiri / SCAN Industria e çelikut e Kinës ka qenë duke luftuar pasi sektori i pronave të vendit mbetet në acarim dhe nuk është në gjendje të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien teksa është blerë me 89.2 lekë dhe është shitur me 90.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Prodhimi i qymyrit, në nivelet më të ulëta historike - Në 2023 u prodhua 82% më pak në krahasim me vitin 1990
Kristi Ceta/SCAN Prodhimi dhe konsumi i qymyrit në Bashkimin Evropian ishte në nivelin më të ulët në histori në vitin 2023, sipas Eurostat. Sipas të......

5 Mld euro për fabrikë mikroçipesh në Gjermani - Projekti i financuar nga BE synon të nisë prodhimin në vitin 2027
Kristi Ceta/arSCAN Komisioni Evropian miratoi 5 miliardë euro ndihmë shtetërore për një fabrikë të re mikroçipesh në Dresden, Gjermani. Bëhet fjalë për......

Kriza e strehimit në Evropë - Çmimet e banesave janë rritur me 48% që nga 2010
Kristi Ceta/SCAN Kriza e banesave po shfaqet si një problem madhor në të gjithë Evropën. Midis 2010 dhe fundit të 2023, qiratë mesatare në BE u rritën......