Shqipëria Postuar më 21 Gusht 2024, 11:00

Punonjësit fitojnë 74% të “betejave” me punëdhënësin - Ndëshkohen bizneset që shkelin ligjin, 560 pezullime dhe 90 gjoba në 6 muaj

Nga SCAN TV
Punonjësit fitojnë 74% të “betejave” me

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Bizneset në vend kanë mangësi në respektimin e legjislacionit të punësimit, duke rënë pre edhe e gjobave nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Në gjysmën e parë të vitit 2024, ky institucion  ka vijuar me kontrollet për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se janë inspektuar  4948 subjekte të inspektuara mbi bazë risku, ndërsa  8381 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga  Legjislacioni i Punës në mënyrë që të mos bien pre e penaliteteve.

Ajo që vihet re është se ka pasur një rritje të ankesave nga ana e punonjësve për punëmarrësit e tyre pasi,  janë ndërmarrë 303 inspektime për shkak ankese apo 33% më shumë krahasuar me 2023. Referuar të dhënave zyrtare,  74% e zgjidhjes së ankesave ka qenë në favor të punëmarrësve, çka tregon në një formë abuzime në vendin e punës kundrejt tyre.

Informaliteti gjithashtu vijon të jetë një fenomen prezent pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore. Në 6 mujorin e këtij viti janë identifikuar  38% më shumë punëmarrës në të zezë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këta punëmarrës janë referuar në administratën tatimore për tu deklaruar dhe kanë sjellë afro 10,8 milionë lekë/muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit.

Nga ana tjetër  Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka marrë masa për subjektet e kapura në shkelje, ku janë vendosur 560 pezullime aktiviteti; 847 paralajmërime dhe 90 gjoba.

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Gusht

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien teksa është blerë me 89.2 lekë dhe është shitur me 90.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat