Vizitorët britanikë, tarifë për të hyrë në BE - Rregullat e reja, në fuqi nga maji i vitit të ardhshëm

Kristi Ceta/SCAN
Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 eurosh, pasi BE-ja zbuloi afatin kohor për futjen e kontrolleve të reja kufitare dhe kërkesat e hyrjes për disa vizitorë.
Komisioneri i BE-së për punët e brendshme, konfirmoi se Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias), do t'u kërkojë qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar si dhe nga vende të tjera si SHBA, Australia dhe Kanadaja, të aplikojnë për pagesën e tarifës përpara se të hyjnë në vendet e bllokut. Vendimi pritet të hyjë në fuqi deri në maj 2025.
Etias do të kërkojë nga qytetarët e vendeve që nuk bëjnë pjesë në BE që të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit prej 7 euro përpara se të hyjnë në zonën Shengen, e cila përfshin 27 shtete anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Autorizimi do të zgjasë për tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj.
Kjo vjen pasi BE-ja konfirmoi se sistemi i saj i hyrjes dhe daljes për vendet Shengen do të nisë në 10 nëntor. Ky sistem do t'u kërkojë udhëtarëve informacion biometrik në kufi, si shenjat e gishtave dhe skanimet e fytyrës. Është pjesë e një përpjekjeje të BE-së për ta bërë më të vështirë për kriminelët ose terroristët që të hyjnë në bllok duke përdorur pasaporta false.
Qytetarët që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian duhet të aplikojnë për një leje në internet dhe të dorëzojnë informacione personale si adresa, detajet e punësimit, si dhe informacionin e kontaktit kur janë në vendin e destinacionit. Pjesa më e madhe e aplikantëve do të miratohen brenda pak minutash, por disa vendime mund të zgjasin nga 48 deri në 72 orë.
BE-ja ka thënë se do të ketë një "periudhë kalimtare" gjashtëmujore pasi të hyjë në fuqi Etias, që do të thotë se ata që udhëtojnë nuk do të refuzohen automatikisht nëse nuk e kanë lejen e posaçme, por i plotësojnë kushtet e tjera të hyrjes.
Sondazh

Nordikët, më të edukuarit në Evropë - Gratë evropiane janë më të arsimuara se burrat
Kristi Ceta/SCAN Popullsia e rritur në Evropë me arsim të lartë ndryshon ndjeshëm përgjatë kontinentit. Niveli i arsimimit gjithashtu luhatet sipas......

Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që......

Euro, pranë minimumit historik - Rënia për këtë vit ndaj lekut tashmë ka shkuar në rreth 6%
Lidion Kulla/SCAN Euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori edhe gjatë ditë së sotme në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Duket......

Përshkallëzohen grindjet tregtare mes BE dhe Kinës – Fokusi i radhës produktet e qumështit nga Europa!
Edel Strazimiri / SCAN Kina ka nisur një hetim kundër subvencioneve për produktet e qumështit të importuara nga Bashkimi Europian, tha Ministria Kineze......

Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji: Masat administrative 1.95-2.6 mln lekë, do derdhen në Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve
Ola Mitre / SCAN Personat që importojnë apo tranzitojnë mbeteje të rrezikshme do të dënohen me gjoba nga 1 950 000 - 2 600 000 lekë. Teksa qeveria ka......

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik - Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005
Xhorxhina Deda/SCAN Importi i drithërave arriti në rreth 5.9 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, duke u rritur me 14%,......

Të huajt shpenzuan 45 mln euro për prodhimet shqiptare - Rritet me 25% sasia e produkteve në tregjet ndërkombëtare në Korrik
Elisabeta Dosku/ SCAN Në supermarketet botërore po rritet ndjeshëm prezenca e produkteve bujqësore “Made in Albania”. Eksportet e produkteve bujqësore......

A janë të sigurt ashensorët në pallatin tuaj? - Gonxhja, thirrje ndërtuesve dhe administratorëve t’i regjistrojnë pranë ISHMT
Lidion Kulla/SCAN Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, rikujton ndërtuesit dhe administratorët e pallateve......