Nordikët, më të edukuarit në Evropë - Gratë evropiane janë më të arsimuara se burrat

Kristi Ceta/SCAN
Popullsia e rritur në Evropë me arsim të lartë ndryshon ndjeshëm përgjatë kontinentit. Niveli i arsimimit gjithashtu luhatet sipas moshës dhe gjinisë.
Mesatarisht, pothuajse një e treta e të rriturve të moshës 25-74 vjeç në Bashkimin Evropian kanë një diplomë të arsimit të lartë, duke përfshirë universitetet publike dhe private, kolegjet, institutet e trajnimit teknik dhe shkollat profesionale. E fundit në renditje qëndron Rumania me 17.4 për qind të popullsisë, ndërsa në vend të parë është Irlanda me 49.8 për qind.
Përqindjet në vendet nordike dhe baltike ishin më të larta se mesatarja e BE-së. Suedia dhe Norvegjia renditen në vendin e tretë dhe të katërt me mbi 45 për qind të të diplomuarve të arsimit të lartë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 43.5 për qind e popullsisë së moshës 25-74 vjeç kishte një diplomë, ndërsa Franca (38.2 për qind) kishte përqindjen më të lartë mes vendeve të BE, e ndjekur nga Spanja (38 për qind).
Pas Rumanisë, Italia kishte përqindjen më të ulët të të diplomuarve me 18.5 për qind. Kjo shifër ishte gjithashtu pak nën mesataren e BE-së në Gjermani (31.5 për qind).
Përqindja e popullsisë me arsim të lartë ishte dukshëm më e ulët në vendet kandidate për në BE. Turqia kishte shifrën më të lartë të popullsisë me arsim të ulët deri tani, (61.8 për qind). Kjo vlerë ishte gjithashtu mbi 40 për qind në katër vende të BE-së, përkatësisht në Portugali, Itali, Maltë dhe Spanjë.
Në 35 vende evropiane ku disponohen të dhëna, gratë e moshës 25-34 vjeç ishin më të arsimuara sesa burrat. Në vitin 2022, mesatarisht, përqindja e grave me arsim të lartë ishte 47.6 për qind ndërsa për burrat ishte 36.5.
Sondazh

Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që......

Euro, pranë minimumit historik - Rënia për këtë vit ndaj lekut tashmë ka shkuar në rreth 6%
Lidion Kulla/SCAN Euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori edhe gjatë ditë së sotme në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Duket......

Përshkallëzohen grindjet tregtare mes BE dhe Kinës – Fokusi i radhës produktet e qumështit nga Europa!
Edel Strazimiri / SCAN Kina ka nisur një hetim kundër subvencioneve për produktet e qumështit të importuara nga Bashkimi Europian, tha Ministria Kineze......

Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji: Masat administrative 1.95-2.6 mln lekë, do derdhen në Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve
Ola Mitre / SCAN Personat që importojnë apo tranzitojnë mbeteje të rrezikshme do të dënohen me gjoba nga 1 950 000 - 2 600 000 lekë. Teksa qeveria ka......

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik - Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005
Xhorxhina Deda/SCAN Importi i drithërave arriti në rreth 5.9 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, duke u rritur me 14%,......

Të huajt shpenzuan 45 mln euro për prodhimet shqiptare - Rritet me 25% sasia e produkteve në tregjet ndërkombëtare në Korrik
Elisabeta Dosku/ SCAN Në supermarketet botërore po rritet ndjeshëm prezenca e produkteve bujqësore “Made in Albania”. Eksportet e produkteve bujqësore......

A janë të sigurt ashensorët në pallatin tuaj? - Gonxhja, thirrje ndërtuesve dhe administratorëve t’i regjistrojnë pranë ISHMT
Lidion Kulla/SCAN Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, rikujton ndërtuesit dhe administratorët e pallateve......

Punonjësit fitojnë 74% të “betejave” me punëdhënësin - Ndëshkohen bizneset që shkelin ligjin, 560 pezullime dhe 90 gjoba në 6 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset në vend kanë mangësi në respektimin e legjislacionit të punësimit, duke rënë pre edhe e gjobave nga Inspektorati......