Shqipëria Postuar më 21 Gusht 2024, 12:45

Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji: Masat administrative 1.95-2.6 mln lekë, do derdhen në Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve 

Nga SCAN TV
Importi i mbetjeve të rrezikshme do dënohet me gjobë - Pr.ligji:

Ola Mitre / SCAN

 

Personat që importojnë apo tranzitojnë mbeteje të rrezikshme do të dënohen me gjoba nga 1 950 000 - 2 600 000 lekë. Teksa qeveria ka rikthyer dispozitat ligjore që do të lejojnë futjen në terriortin shqiptar e mbetjeve jo të rrezikshme, projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetejeve”, i nxjerrë për konsultim publik parashikon dhe nivelin e masave administrative në rast të konstatimit të shkeljeve.  Ndërkaq, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë listën e mbetjeve jo të rrezikshme, që do lejohen të importohen si dhe rregullat që do të shoqërojnë këtë proces.

Ndërkaq, të ardhurat e mbledhura nga kundërvajtjet administrative në shkelje të ligjit të mbetjeve, do të jenë një prej burimeve të financimit për Fondin e Ekonomisë së Mbetjeve, që do të shërbejë për të siguruar mbështetjen në këtë sektor. Gjithashtu, sipas draftit burimet të tjera financimit të fondit do të jenë edhe financimet vendase apo të huaja për këtë qëllim, të cilat burojnë në mënyrë të ligjshme nga organet publike, private ose personat fizikë, si dhe buxheti i shtetit. Fondi do të krijohet pranë Agjencisë Kombëtare për Ekonominë e Mbetjeve, një institucion i krijuar së fundmi, pranë MTM-së.

Ndërkaq, për herë të parë ligji ngarkon bashkitë me detyrimin e  ngritjes së sistemit bashkiak të grumbullimit të mbetjeve dhe përcaktimin e rregullave dhe pikave të grumbullimit, pikave të magazinimit të përkohshëm dhe të stacioneve të transferimit të mbetjeve.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ligji synon përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si rregullimin e mëtjeshëm dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Megjithatë, në 24 orë nga nxjerrja për konsultim publik, drafti ka hasur në kundërshtime nga ekspertë të mjedisit, që mendojnë se në këtë formë rritet rreziku për importin e mbetjeve të rrezikshme në vend.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Gusht

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien teksa është blerë me 89.2 lekë dhe është shitur me 90.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat