Ndotja nga drita: Si ndikon ndriçimi artificial gjatë natës në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve?!

Edel Strazimiri / SCAN
Ndotja nga drita është një problem i njohur: efektet e ndriçimit artificial në qytetet tona gjatë natës në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve janë studiuar prej vitesh. Tani një studim i botuar në Frontiers in Plant Science ka zbuluar një mënyrë të re në të cilën dritat e rrugëve prishin ekuilibrin natyror: ato ngurtësojnë gjethet e pemëve dhe kështu i bëjnë ato më pak tërheqëse për insektet që ushqehen me to. "Gjethet e pemëve në shumicën e ekosistemeve urbane dëmtohen pak nga insektet: ne donim të dinim pse," shpjegon Shuang Zhang, autori kryesor i studimit.
Dyshimi i ekspertëve ishte se bimët e ekspozuara ndaj niveleve të larta të dritës artificiale ishin më të përqendruara në mbrojtjen e tyre sesa në rritje: për të provuar këtë teori ata mblodhën pothuajse 5500 gjethe në Pekin që i përkisnin dy llojeve të ndryshme të zakonshme: akacieja japoneze dhe hiri. Nëse bimët do t'i kishin kushtuar më shumë burime rritjes, gjethet do të kishin qenë më të mëdha, nëse do të kishin qenë të zënë duke mbrojtur veten, do të ishin më të vështira dhe me nivele më të larta të substancave kimike si taninet.
Për të dyja speciet, ekspozimi më i madh ndaj dritës artificiale lidhej me forcimin e gjetheve: sa më të forta të jenë gjethet, aq më pak shenja të kalimit të insekteve. Sa më intensiv të ishte ndriçimi artificial, aq më shpesh gjethet nuk dëmtoheshin nga barngrënësit.
"Mekanizmi nuk është ende plotësisht i qartë: është e mundur që pemët e ekspozuara ndaj dritës artificiale të zgjasin kohëzgjatjen e fotosintezës, ose që gjethet të përdorin një sasi më të madhe burimesh për të prodhuar substanca strukturore, të tilla si fibra, të cilat i bëjnë ato më të vështira", shpjegon Zhang.
Forcimi i gjetheve gjeneron një reaksion zinxhir ku insektet barngrënëse zvogëlohen, nga ana tjetër zvogëlojnë numrin e insekteve grabitqare, zogjve që ushqehen me insekte etj. Problemi i rënies së insekteve është i njohur prej disa kohësh dhe është një çështje komplekse.
Është e mundur që ka faktorë të tjerë që kontribuojnë në rënien e insekteve barngrënëse, siç është fakti që drita i bën ata më të dukshëm për grabitqarët. Për këtë arsye, dhe për faktin se studimi përfshinte vetëm një qytet dhe dy lloje pemësh, duhet të kryhen kërkime të mëtejshme dhe më të thelluara.
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......

Vdekjet nga temperaturat ekstreme do të rriten - Shkëncëtarët bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese
Kristi Ceta/SCAN Të nxehtit dhe të ftohtit ekstrem shkaktojnë afërsisht 407,500 vdekje në Evropë çdo vit, dhe nëse nuk bëhet asgjë më tej për të......

Biznesi i madh përshpejton rritjen e kreditimit - Raporti për 6-mujorin e parë. Ndikuan projektet infrastrukturore të qeverisë
Lidion Kulla/SCAN Financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të......

Polonia kalon Kinën për blerjet e produkteve gjermane - Gjermania synon reduktimin e varësisë nga tregu kinez
Kristi Ceta/SCAN Eksportuesit gjermanë shitën më shumë mallra në Poloni se sa në Kinë në gjysmën e parë të vitit, në një përpjekjeje diversifikimi, që......

Vizitorët britanikë, tarifë për të hyrë në BE - Rregullat e reja, në fuqi nga maji i vitit të ardhshëm
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 eurosh, pasi......

Nordikët, më të edukuarit në Evropë - Gratë evropiane janë më të arsimuara se burrat
Kristi Ceta/SCAN Popullsia e rritur në Evropë me arsim të lartë ndryshon ndjeshëm përgjatë kontinentit. Niveli i arsimimit gjithashtu luhatet sipas......

Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që......

Euro, pranë minimumit historik - Rënia për këtë vit ndaj lekut tashmë ka shkuar në rreth 6%
Lidion Kulla/SCAN Euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori edhe gjatë ditë së sotme në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Duket......