Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2024, 12:05

Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia dhe industria përpunuese

Nga SCAN TV
Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia

Lidion Kulla/SCAN

 

Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë. Kredia për këtë sektor u rrit me 13%, dyfishi i normës së rritjes të vërejtur në pjesën e dytë të vitit 2023.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, brenda sektorit të tregtisë vërehet një kontribut i ngjashëm me vitin e kaluar të degës së turizmit dhe një kontribut i rritur nga dega e transportit.

Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë, ritmet e rritjes së të cilit prej 10% rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat.

Po ashtu, financimi i bankave për bizneset e sektorit të ndërtimit ka qenë pozitiv dhe i qëndrueshëm. Kredia për këtë sektor u rrit me 6%, një normë kjo e ngjashme me mesataren e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023. Kreditimi për sektorin e bujqësisë shfaqi rritje dyshifrore prej 12%.

Megjithëse në rritje, kontributi i tij ndaj rritjes së kredisë për biznese është pothuajse i papërfillshëm. Banka e Shqipërisë në analizën e saj vëren se, këto zhvillime në portofolin e kredisë për biznese janë përgjithësisht në linjë me aktivitetin ekonomik në vend.

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Gusht

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

  Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat