Zbulohet diamanti 2.492 karat - Botsvana, lider global në këtë industri

Kristi Ceta/SCAN
Lucara Diamond Corp ka njoftuar gjetjen e një diamanti të rrallë 2.492 karat në minierën Karowe në Botsvanë. Ky zbulim i jashtëzakonshëm i një prej diamanteve më të mëdha të zbuluara ndonjëherë, u realizua nga teknologjia me rreze X e Kompanisë Mega Diamond Recovery, e instaluar në vitin 2017 për të identifikuar diamante me vlera të larta.
Gjetja e fundit i bashkohet një liste mbresëlënëse të diamanteve të kësaj miniere, duke përfshirë Sewelô 1.758 karat dhe Lesedi La Rona 1.109 karat.
William Lamb, President dhe CEO i Lucara, shprehu entuziazmin e tij për zbulimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm. Sipas tij, aftësia për të rikuperuar një gur kaq masiv, të paprekur, tregon efektivitetin ndaj gjetjes së diamanteve dhe angazhimin për të maksimizuar vlerën për aksionerët dhe palët e interesuara.
Industria e diamanteve të Botsvanës ofron përfitime të gjera socio-ekonomike për vendin. Ndikimi përfshin zhvillimin kombëtar duke financuar fusha kritike si arsimi dhe kujdesi shëndetësor.
Ky zbulim simbolizon ngjitjen e vazhdueshme të Botsvanës si një lider global në prodhimin e diamanteve. Ai përfaqëson jo vetëm pasurinë e madhe që gjendet në tokën e Botsvanës, por edhe përparimin e madh që kombi ka bërë në zhvillimin e kësaj industrie.
Sondazh

Shqipëria fiton një tjetër arbitrazh ndërkombëtar - Ndaj kompanisë austriake IVICOM Holding GmbH për ndërtimin e TEC-it të Korçës
Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit......

Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve - Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit
Ola Mitre / SCAN Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në......

Me çfarë i “josh” Shqipëria investitorët e huaj? - Nga fuqia e lirë punëtore, tek rinia dhe incentivat fiskale
Elisabeta Dosku/ SCAN “Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e......

Ujësjellësit në zonat turistike - Hapet tenderi, ndërhyrje në rrjetin ekzistues të Gjirit të Lalzit
Ola Mitre/SCAN Zona turistike e Gjirit të Lalzit dhe fshatrat Rrotull, Fushë Draç dhe Shënpjetër do të furnizohen 24 orë me ujë, pas inevstimit që......

Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%
Xhorxhina Deda/SCAN Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik të këtij viti u vlerësua në 2.5%. Kjo normë e......

Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia dhe industria përpunuese
Lidion Kulla/SCAN Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë.......

Karburanti “lumë”, rekord konsumi gjatë - Korrikut Analiza/ Në 5 vite, regjistrohet sasia më e lartë e zhdoganimeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë si dhe shkurtimi i distancave përmes investimeve rrugore drejt bregdetit por......

Kriza e qirave në Gjermani: Qytetarët thirrje qeverisë për kontroll mbi çmimet e apartamenteve të mobiluara!
Edel Strazimiri / SCAN Shoqata e Qiramarrësve të Berlinit thotë se një nga faktorët që e bën më të vështirë gjetjen e një shtëpie afatgjatë është sasia......