Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2024, 12:35

Ujësjellësit në zonat turistike - Hapet tenderi, ndërhyrje në rrjetin ekzistues të Gjirit të Lalzit

Nga SCAN TV
Ujësjellësit në zonat turistike - Hapet tenderi, ndërhyrje

Ola Mitre/SCAN

 

Zona turistike e Gjirit të Lalzit dhe fshatrat Rrotull, Fushë Draç dhe Shënpjetër do të furnizohen 24 orë me ujë, pas inevstimit që parashikohet të kryehet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Ky dikaster ka hapur tenderin me fond limit prej rreth 198.5 mln lekë për rikonstruksion e rrjetit ekzistues në këtë zonë.

Në dokumentet e tenderit specifikohet se aktualisht ky rrjet është tejet i amortizuar, teksa pas ndërhyrjes synohet edhe përmirësimi i cilësisë së ujit, si dhe ulja e humbjeve në rrjet, duke parashikuar disa matësa zonalë si dhe instalimin e kasetave për matësave të ujit për shtëpitë private.

Në zonën ku shtrihet projekti ka disa komplekse turistike, me vila 1-2 kate, si dhe banesa private 1-3 kate në zonën rurale përreth, ndërsa popullsia llogaritet në 6,000 banorë. Tenderi për kompanitë e interesuar do të qëndrojë I hapur deri në datën 11 shtator, ndërkohë që afati i zbatimit të punimeve do të jetë 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Ky nuk është tenderi i parë i AKUK për investimet në rrjete ujësjellësisht dhe kanalizime në zonat turstike të vendit, pasi pak muaj më parë në fokus ishte edhe zona e Dhërmiut dhe Jalës.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Gusht

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

  Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat