Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve - Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit

Ola Mitre / SCAN
Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në funksion të aktivitetit që ushtrojnë. Ndërkohë që, pas përfshirjes së kësaj kërkese në projektligjin e ri ”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra tha për TV SCAN se kërkesa ka qenë e fokusuar te mundësimi i importimit të lëndëve të para dytësore, që janë pjesë e listës së gjelbër e që lejohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se në propozimet e dërguara në qeveri është kërkuar që importi të bëhet vetëm nga dogana e Durrësit, si një formë për të minimizuar riskun e kalimit të mbetjeve të rrezikshme apo të ndaluara, duke qenë se në këtë pikë kufitare kryhet edhe procesi i skanimit.
Po ashtu, ai tha se edhe miratimi i listës së mbetjeve që do lejohen të importohen nga Këshilli i Ministrave bazuar në kërkesat e industrisë përkatëse, ishte një variant i propozuar prej tyre, si një formë për minimizuar abuzimet.
Paralelisht, është kërkuar edhe lejimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF), që i shërbejnë industrisë së çimentos. Sipas Shkodrës, edhe këto lëndë janë pjesë e listës së gjelbër dhe shërbejnë si zëvendësues të produkteve të tjera, sikurse është koksi apo mazuti, që përdoren aktualisht nga kjo industri e që sipas tij janë më ndotës sesa lëndët djegëse alternative.
Por, ndryshe nga industritë prodhuese e ricikluese ambientalistët kanë kundërshtuar rikthimin për herë të katërt të kësaj nisme, me argumentin se jo vetëm që lejimi i importit shton rrezikun për t’u importuar edhe mbetje të ndaluara, por edhe për faktin se Shqipëria nuk ka mundur të menaxhojë siç duhet as mbetjet që gjenerohen në vend.

Me çfarë i “josh” Shqipëria investitorët e huaj? - Nga fuqia e lirë punëtore, tek rinia dhe incentivat fiskale
Elisabeta Dosku/ SCAN “Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e......

Ujësjellësit në zonat turistike - Hapet tenderi, ndërhyrje në rrjetin ekzistues të Gjirit të Lalzit
Ola Mitre/SCAN Zona turistike e Gjirit të Lalzit dhe fshatrat Rrotull, Fushë Draç dhe Shënpjetër do të furnizohen 24 orë me ujë, pas inevstimit që......

Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%
Xhorxhina Deda/SCAN Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik të këtij viti u vlerësua në 2.5%. Kjo normë e......

Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia dhe industria përpunuese
Lidion Kulla/SCAN Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë.......

Karburanti “lumë”, rekord konsumi gjatë - Korrikut Analiza/ Në 5 vite, regjistrohet sasia më e lartë e zhdoganimeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë si dhe shkurtimi i distancave përmes investimeve rrugore drejt bregdetit por......

Kriza e qirave në Gjermani: Qytetarët thirrje qeverisë për kontroll mbi çmimet e apartamenteve të mobiluara!
Edel Strazimiri / SCAN Shoqata e Qiramarrësve të Berlinit thotë se një nga faktorët që e bën më të vështirë gjetjen e një shtëpie afatgjatë është sasia......

Ndotja nga drita: Si ndikon ndriçimi artificial gjatë natës në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve?!
Edel Strazimiri / SCAN Ndotja nga drita është një problem i njohur: efektet e ndriçimit artificial në qytetet tona gjatë natës në shëndetin e njerëzve,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......