Vijon zhvendosja e shqiptarëve drejt lekut - BSH: Për 6-mujorin, pesha e kredisë në monedhën vendase u rrit në 72.4%

Lidion Kulla /SCAN
Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë këtij viti në raport me lekun në tregun e brendshëm valutor, ka bërë që individët të preferojnë më tepër monedhën vendase kur bëhet fjalë për marrjen e një kredie. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, fenomeni i vërejtur gjatë vitit 2023, ai i zhvendosjes së kredive nga euro në lekë duket se është pakësuar ndjeshëm.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti totali i kredisë të marrë nga individët në lekë është rritur në 72.4%, nga 70% që ishte në vitin 2023, ndërsa kredia në valutë të huaj është ulur në 27.6%, nga 30% që ishte gjatë vitit të kaluar.
Në terma më afatgjatë, që prej fillimit të zbatimit të masave makroprudenciale në vitin 2018, për kreditimin e individëve në monedhën që kanë të ardhurat, pesha e kredisë për individët në lekë ndaj totalit është rritur me rreth 8 pikë përqindje.
Ndërkohë, portofoli i kredisë për individë ka shfaqur një përmirësim të qëndrueshëm të normave të rritjes. Ky përmirësim ka reflektuar si kërkesën e lartë për financim nga individët, ashtu edhe kushtet financiare përgjithësisht lehtësuese të ofruara nga vetë bankat.
Sipas Bankës së Shqipërisë, një ecuri të ngjashme ka pasur kjo kredi edhe në vendet e rajonit. Financimi i bankave për individët ka vijuar me ritme të larta, ku rritja mesatare vjetore prej 14.7% në gjashtëmujorin e parë ishte rreth 1.7 pikë përqindje më shumë se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.
Kjo rritje është mbështetur gjerësisht nga financimi në lekë i individëve. Rritja vjetore e këtij portofoli me rreth 22%, kompensoi edhe tkurrjen që shfaqi kreditimi në valutë me rreth 1%. Ruajtja e kushteve lehtësuese financiare në lekë dhe më të favorshme se sa atë në euro së bashku me vijimin e tendencës mbiçmuese të lekut ndaj euros duket se kanë mbështetur më tej zhvendosjen e kredisë së individëve drejt monedhës vendase.
Sondazh

Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë? - BSH: Huaja për blerje banesash dhe konsum, përmirësim të ndjeshëm
Lidion Kulla/SCAN Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje......

Rritja e çmimeve “largon” vajin e ullirit nga tavolina - Spanjollët, të detyruar ta zëvendësojnë me produkte më të lira
Kristi Ceta/SCAN Në fund të vitit 2023, vaji i ullirit konsumohej kryesisht nga familjet e klasës së mesme dhe të lartë në Spanjë, që është prodhuesi......

Greqi, investimet e huaja direkte ulen me 14% - Viti i kaluar regjistroi rënien më të madhe me mbi 50%
Kristi Ceta/SCAN Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës......

Kina do të ndërtojë fabrikë të baterive litium në Turqi - Pekini investon 500 mln USD për sipërmarrjen e përbashkët
Kristi Ceta/SCAN Kompania kineze Ganfeng Lithium njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin kryesor turk të baterive klasike për të......

Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore - Një e treta e kompanive nuk gjen kandidatë të kualifikuar
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane është ende e rrënuar nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për......

Zbulohet diamanti 2.492 karat - Botsvana, lider global në këtë industri
Kristi Ceta/SCAN Lucara Diamond Corp ka njoftuar gjetjen e një diamanti të rrallë 2.492 karat në minierën Karowe në Botsvanë. Ky zbulim i......

Shqipëria fiton një tjetër arbitrazh ndërkombëtar - Ndaj kompanisë austriake IVICOM Holding GmbH për ndërtimin e TEC-it të Korçës
Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit......

Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve - Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit
Ola Mitre / SCAN Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në......