Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë? - BSH: Huaja për blerje banesash dhe konsum, përmirësim të ndjeshëm

Lidion Kulla/SCAN
Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje vjetore prej 15%, ose rreth 4 pikë përqindje më shumë se ajo e vërejtur në gjashtëmujorin e fundit të vitit 2023. Megjithatë, dinamikat afatshkurtra midis tremujorëve në këto dy segmente kanë ndryshuar. Kredia konsumatore e filloi vitin me tendencë rritëse të shpejtë, e cila u ngadalësua në tremujorin e dytë.
Kurse dinamika e portofolit të kredisë për banesa ishte e ndryshme, duke ndikuar në një rritje të balancuar të segmentit të kredisë për individë. Në fund të gjashtëmujorit të parë, kredia për banesa përbën 67.4%, rreth 1 pikë përqindje më shumë se fundi i vitit 2023, ndërsa ajo për konsum ruajti të njëjtën peshë në rreth 28.2%. Ndërkohë, kreditë e tjera përbëjnë pjesën e mbetur prej 4.4% të portofolit, lehtë më e ulët se në vitin 2023.
Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve në pjesën e parë të vitit janë shfaqur përgjithësisht të qëndrueshme dhe me prirje të lehtë rënëse në muajt maj dhe qershor. Kjo tendencë është influencuar në një farë mase edhe nga ecuria e yield-it të bonove 12-mujore, i cili përdoret gjerësisht në indeksimin e pjesës më të madhe të kredive të kësaj kategorie. Interesi i kredisë hipotekare në euro ndërkohë është rritur këto muaj.
Ky zhvillim ka sjellë edhe zgjerimin e diferencës të interesave me kredinë në lek, që vijon të jetë në terren negativ. Interesat e kredisë në lek për individë janë ulur krahasuar me tremujorin e parë, duke iu afruar vlerave mesatare të vitit të kaluar.
Pas një fillim viti të karakterizuar nga një rritje e lehtë kryesisht si rrjedhojë e përcjelljes së rritjes së normës bazë të interesit në muajin nëntor të vitit të kaluar, interesat e kredisë për individë kanë shfaqur prirje rënëse në muajt e fundit. Interesi mesatar për kredinë konsumatore në tremujorin e dytë rezultoi 9.5% nga respektivisht 9.7% dhe 9.6% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
Interesi i kredisë për blerje banese zbriti në 4.1% nga 4.5% që ishte një tremujor më parë dhe poshtë mesatares prej 4.2% të vitit të kaluar. Edhe interesat për overdraft-e kanë regjistruar një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, duke prekur nivelin e 12.4%.
Sondazh

Rritja e çmimeve “largon” vajin e ullirit nga tavolina - Spanjollët, të detyruar ta zëvendësojnë me produkte më të lira
Kristi Ceta/SCAN Në fund të vitit 2023, vaji i ullirit konsumohej kryesisht nga familjet e klasës së mesme dhe të lartë në Spanjë, që është prodhuesi......

Greqi, investimet e huaja direkte ulen me 14% - Viti i kaluar regjistroi rënien më të madhe me mbi 50%
Kristi Ceta/SCAN Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës......

Kina do të ndërtojë fabrikë të baterive litium në Turqi - Pekini investon 500 mln USD për sipërmarrjen e përbashkët
Kristi Ceta/SCAN Kompania kineze Ganfeng Lithium njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin kryesor turk të baterive klasike për të......

Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore - Një e treta e kompanive nuk gjen kandidatë të kualifikuar
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane është ende e rrënuar nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për......

Zbulohet diamanti 2.492 karat - Botsvana, lider global në këtë industri
Kristi Ceta/SCAN Lucara Diamond Corp ka njoftuar gjetjen e një diamanti të rrallë 2.492 karat në minierën Karowe në Botsvanë. Ky zbulim i......

Shqipëria fiton një tjetër arbitrazh ndërkombëtar - Ndaj kompanisë austriake IVICOM Holding GmbH për ndërtimin e TEC-it të Korçës
Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit......

Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve - Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit
Ola Mitre / SCAN Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në......

Me çfarë i “josh” Shqipëria investitorët e huaj? - Nga fuqia e lirë punëtore, tek rinia dhe incentivat fiskale
Elisabeta Dosku/ SCAN “Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e......