Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2024, 13:34

OSHEE, 465 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-qershor, 112 mln lekë më shumë se 6-mujori 2023

Nga SCAN TV
OSHEE, 465 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për

Ola Mitre / SCAN

Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u ul në 6 muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar – qershor 2024 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arkëtoi rreth 465 mln lekë vetëm nga faturat që nuk janë likujduar në kohë nga klientët që furnizon me energji elektrike.

Në raport me 6 - mujorin e vitit të kaluar në total janë mbledhur rreth 112 mln lekë më pak, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit 2023 u arkëtuan rreth 577 mln lekë.

Ndërkaq, ajo që bie në sy është fakti se ndonëse sivjet është ulur arkëtimi në vlerë, numri i faturave për të cilat është mbledhur kamatvonesa ka pësuar rritje të konsiderueshme. Në totaj sivjet është paguar kamatvonesë për 2,192,750 fatura apo për rreth 1.2 mln fatura më shumë.

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë.

Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Gusht

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!

  Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat