Dy centrale diellore publike, projekte prioritare - Impiantet në Belsh dhe Vaun e Dejës, kosto totale e ndërtimit është 53.8 mln euro

Ola Mitre / SCAN
Dy impiante të reja publike për prodhimin e energjisë elektrike janë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare 2025 -2027.
Projektet parashikojnë ndërtimin e centraleve diellore nga Korporata Elektrenergjetike Shqiptare në Belsh dhe Vaun e Dejës, ndërsa bëjnë pjesë të listën me status “i maturuar”, çka do të thotë se për to është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë konsideruar të qëndrueshëm apo janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.
Po ashtu, dy centralet publike kanë një nivel prioriteti A, duke u listuar si projekte me prioritet të lartë.
Centrali diellor në Belsh parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 50 MWp, ndërsa kosto totale për ndërtimin e tij është 40 mln euro. Gjenerimi i impiantit në BLESH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.
Ndërkohë, projekti i dytë parashikon ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundures në Vaun e Dejës. Impianti do të pozicionohet në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MWp. Kosto e këtij proejkti është 13.86 mln euro.
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare zotëron dhe operon tre hidrocentralet publike të Kaskadës së Drinit, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 1.350 MW, si dhe një impiant diellor impiantit prej 5 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës.
Sondazh

Mobileritë, "bum" importesh në korrik - Morëm nga jashtë rreth 1.5 miliardë lekë produkte, rekord historik
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të......

Mbi 8 mijë pensionistë më shumë përfitues nga skema - Cilat janë kategoritë që mbulohen me financim nga buxheti?
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë......

Ndërtuesit “padisin” çmimet e referencës për banesat - Kërkohet shfuqizimi i dy pikave të vendimit. Shqyrtimi në Kushtetuese më 13 Shtator
Elisabeta Dosku/ SCAN Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e pjesshëm të......

Verërat europiane në luftë për mbijetesë pasi nxehtësia ekstreme po dëmton ndjeshëm prodhimin!
Edel Strazimiri / SCAN Vjelja e verës e këtij viti është në lulëzim të plotë në ishullin shumë të njohur grek të Santorinit, por për prodhuesit vendas,......

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Vijon zhvendosja e shqiptarëve drejt lekut - BSH: Për 6-mujorin, pesha e kredisë në monedhën vendase u rrit në 72.4%
Lidion Kulla /SCAN Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë këtij viti në raport me lekun në tregun e brendshëm valutor, ka bërë që individët të......

Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë? - BSH: Huaja për blerje banesash dhe konsum, përmirësim të ndjeshëm
Lidion Kulla/SCAN Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje......

Rritja e çmimeve “largon” vajin e ullirit nga tavolina - Spanjollët, të detyruar ta zëvendësojnë me produkte më të lira
Kristi Ceta/SCAN Në fund të vitit 2023, vaji i ullirit konsumohej kryesisht nga familjet e klasës së mesme dhe të lartë në Spanjë, që është prodhuesi......