Mobileritë, "bum" importesh në korrik - Morëm nga jashtë rreth 1.5 miliardë lekë produkte, rekord historik

Xhorxhina Deda/SCAN
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të “Institutit të Statistikave” lidhur me tregtinë, gjejmë produkte që kanë regjistruar rekord të padiskutueshëm të importit në muajin Korrik të vitit 2024. “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të të dhënave, ku në përfundim del se janë mjaft kaptuj që kanë shënuar rekord absolut.
Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 85 mld lekë në Korrik, duke u rritur me 21.1% në krahasim me një vit më parë. Mes kapitujve që kanë shënuar rritje, “Scan Intel” u ndal kryesisht tek "Mobileritë, krevate, dyshekët, llampat". Ky grup jo vetëm që ka shënuar rritje me 69%, krahasuar me një vit më parë, por në muajin Korrik regjistron rekord historik të importit me një vlerë rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shifër është më e larta që nga muaji Janar i vitit 2005.
Treguesit e tregtisë së jashtme për importin e këtij grupi flasin për rekorde të vazhdueshme. Rekordi i dytë më i lartë regjistrohet në muajin Qershor të po këtij viti dhe rekordi i tretë në muajin Maj të vitit 2024. Pra, sipas të dhënave, shohim se importi i mobilieve, krevateve dyshekëve dhe llampave po vjen në rritje muaj pas muaji duke reflektuar kështu kërkesën e lartë që kanë shqiptarët për këtë kapitull. Por përse kjo kërkesë? Mund të lidhet me shtimin e apartamenteve të reja dhe gjithashtu ngritjes së strukturave të akomodimit në turizëm.
Theksojmë se nga totali i importeve prej 85 miliardë lekësh në Korrik të këtij viti, pesha e këtij kapitulli vlerësohet në 1.7%.
Por cilët janë partnerët kryesorë?
Referuar INSTAT, partneri kryesor tregtar në drejtim të importeve të mobilerive është Italia me një peshë prej 42%, pasuar nga Kina me 24%. Pra, këto dy vende kanë një peshë prej 66%, ose më shumë se gjysmë. Pasohen nga Turqia, Greqia dhe Kosova.
Sondazh

Mbi 8 mijë pensionistë më shumë përfitues nga skema - Cilat janë kategoritë që mbulohen me financim nga buxheti?
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë......

Ndërtuesit “padisin” çmimet e referencës për banesat - Kërkohet shfuqizimi i dy pikave të vendimit. Shqyrtimi në Kushtetuese më 13 Shtator
Elisabeta Dosku/ SCAN Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e pjesshëm të......

Verërat europiane në luftë për mbijetesë pasi nxehtësia ekstreme po dëmton ndjeshëm prodhimin!
Edel Strazimiri / SCAN Vjelja e verës e këtij viti është në lulëzim të plotë në ishullin shumë të njohur grek të Santorinit, por për prodhuesit vendas,......

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Vijon zhvendosja e shqiptarëve drejt lekut - BSH: Për 6-mujorin, pesha e kredisë në monedhën vendase u rrit në 72.4%
Lidion Kulla /SCAN Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë këtij viti në raport me lekun në tregun e brendshëm valutor, ka bërë që individët të......

Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë? - BSH: Huaja për blerje banesash dhe konsum, përmirësim të ndjeshëm
Lidion Kulla/SCAN Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje......

Rritja e çmimeve “largon” vajin e ullirit nga tavolina - Spanjollët, të detyruar ta zëvendësojnë me produkte më të lira
Kristi Ceta/SCAN Në fund të vitit 2023, vaji i ullirit konsumohej kryesisht nga familjet e klasës së mesme dhe të lartë në Spanjë, që është prodhuesi......

Greqi, investimet e huaja direkte ulen me 14% - Viti i kaluar regjistroi rënien më të madhe me mbi 50%
Kristi Ceta/SCAN Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës......