Europa Postuar më 24 Gusht 2024, 10:40

Zvicra, në grupin evropian të sigurisë kibernetike - Qeveria synon koordinim më të madh me partnerët

Nga SCAN TV
Zvicra, në grupin evropian të sigurisë kibernetike - Qeveria

Kristi Ceta/SCAN

 

Zvicra ka vendosur t'i bashkohet Organizatës Evropiane të Sigurisë Kibernetike (ECSO). Qeveria tha se ky vendim do të forconte sigurinë e vendit dhe do të mundësonte një koordinim më të madh me partnerët evropianë.

Falë anëtarësimit, Zvicra do të ketë akses në grupet e punës, që mundësojnë një shkëmbim të temave specifike me ekspertë nga BE. Berna gjithashtu mund të shohë dokumentet teknologjike të prodhuara dhe mund të ndihmojë në modelimin e organizatës.

Organizata Evropiane e Sigurisë Kibernetike u themelua në vitin 2016 si një shoqatë jofitimprurëse në Belgjikë për të nisur një partneritet publik-privat me Komisionin Evropian. Ky grupim përfaqëson palët e interesuara evropiane dhe promovon bashkëpunimin e tyre.

Në fillim të këtij viti, Zvicra regjistroi një rritje të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit, në prag të një samiti që synonte të krijonte një shteg për paqen në Ukrainë.

Edhe Bashkimi Evropian ka qenë vazhdimisht viktimë e ndërhyrjeve online, për të cilat fajëson veçanërisht Rusinë. Më 3 maj të këtij viti, BE-ja dënoi veprimtaritë kibernetike ruse kundër Gjermanisë dhe Republikës Çeke.

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Gusht

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!

  Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat