Europa Postuar më 24 Gusht 2024, 12:48

Projekti i BE për eleminimin e karbonit - Objekti synon të largojë 100,000 ton CO2 në vit

Nga SCAN TV
Projekti i BE për eleminimin e karbonit - Objekti synon të

Kristi Ceta/SCAN

 

Projekti i parë në tokë për eleminimin e dioksidit të karbonit në Bashkimin Evropian do të realizohet nga ndërmarrjet e ruajtjes së karbonit RepAir Carbon dhe C-Questra.

Objekti do të ndërtohet në Francë dhe mund të ndihmojë Evropën të arrijë ambiciet e saj klimatike duke hequr karbonin nga atmosfera.

Nisma holandeze e ruajtjes së karbonit C-Questra njoftoi partneritetin me kompaninë amerikane të heqjes së karbonit RepAir Carbon, që do të thotë se karboni do të kapet dhe më pas do të ruhet në magazinë.

Sipas RepAir, zgjidhja është të mos përdoret ngrohje, por vetëm elektricitet, gjë që redukton konsumin e energjisë me 70 për qind.

Ruajtja e karbonit gjithashtu ka rreziqe sigurie. Por kompanitë thanë se karboni do të ruhet në formacione gjeologjike nëntokësore, si akuiferët e kripur, dhe do të ketë një sistem gjithëpërfshirës monitorimi, raportimi dhe verifikimi për të siguruar qëndrueshmërinë, si dhe ruajtjen e përhershme të CO2.

Duke qenë se është një projekt në tokë, është gjithashtu më i lirë pasi eliminon infrastrukturën e kushtueshme në det të hapur. Ndodhet pranë Parisit në Grandpuits, në rajonin Île-de-France në Francën veri-qendrore.

Qëllimi i projektit është të heqë 100,000 ton CO2 në vit deri në vitin 2030, me potencial për t'u shkallëzuar deri në megaton deri në vitin 2035.

Përfaqësuesit e kompanive u shprehen se kombinimi i teknologjive të tyre përdor vetëm 0,6 MWh për ton CO2 të kapur, krahasuar me 2,5 MWh që përdorin pjesa më e madhe e konkurrentëve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat