Shqipëria Postuar më 18 Maj 2024, 11:28

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Dorëzohen 5 kërkesa të reja në MIE. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse

Nga SCAN TV
“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Dorëzohen 5

Viti 2024 ka shënuar interes të lartë nga investitorët për centrale fotovoltaike. Vetëm së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar 5 aplikime te reja, njëri prej të cilëve parashikon ndërtimin e një centrali të madh.

Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri, fuqia e instaluar e këtij të fundit parashikohet në 95 MW, me vendndodhje në Zonën e Fshatit Rrashkull, Kavajë. Ndërkohë që, 3 aplikimet e tjerë janë për centrale të vegjël deri në 2 MW.

Në rast të finalizimit të procedurave, këto projekte nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.

Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo.  Ajo çka shënoi një hap përpara ishte hyrja në prodhim e centralit fotovoltaik në Karavasta.

Ky park ka një fuqi të instaluar prej 140 MW dhe është impianti i parë i madh diellor që hyn në prodhim, duke bërë që kapaciteti total i instaluar të arrijë në 193 MW.

Deri më tani, në funksion kanë qenë 19 impiante të vegjël, me kapacitet nga 2 MW, një impiant 10 MW, si dhe impianti që ndodhet në digën e Qyrsaqit e që zotërohet nga KESH, që ka një fuqi prej 5.143 MW.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video