Bankat ndikuan në rritjen e konsumit - Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por shtrëngohen ato për banesat

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë e dhëna për financimin e blerjeve të banesave.
Lehtësimi i standardeve për kredinë konsumatore doli jashtë pritshmërisë së Bankës së Shqipërisë, pasi parashikohej një shtrëngim të kushteve si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat kanë tërhequr individët për të aplikuar për kredi konsumatore përmes reduktimit të komisioneve, aplikimit të marzheve më të ulëta dhe shtimit të madhësisë së huasë.
Gjithashtu, si faktorë që ndikuan në lehtësimin e kushteve e termave të kreditimit për individët ishin shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të riskut apo zgjatja e maturitetit të kredisë vetëm në kreditë e miratuara me qëllim financimin e konsumit. Raporti i huave të dhëna ndaj totalit të aplikimeve për kredi ishte më i lartë, i nxitur prej perceptimit të bankave mbi aftësinë paguese të individëve dhe historikut të tyre të kreditit.
Në lidhje me huatë lëvruar individëve me qëllim blerjen e banesave, bankat shtrënguan disi elementet çmim, nëpërmjet aplikimit të marzheve më të larta. Shtrëngimi i standardeve u bazua edhe në perceptimin e bankave mbi zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, ambientin e normave të interesit apo kërkesat më të larta për kolateral në kreditë për blerjen e banesave.
Edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, situata ishte e njëjtë. Shtrëngimi i standardeve u aplikua vetëm në huatë për blerjen e banesave, e ndikuar nga një bankë e vetme e sistemit. Nga ana tjetër, standardet e kreditimit u lehtësuan në kreditë konsumatore.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Inflacioni i qendrueshëm edhe në muajin prill - Çmimet u shtrenjtuan me 2.3% sipas metodës Europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit të matur sipas metodës europiane për muajin prill të......

Prodhuesi kinez i EV, Xpeng synon të dorëzojë makinën e tij të parë fluturuese në vitin 2026!
Xpeng AeroHT, një degë e Xpeng, synon t'u dorëzojë klientëve makinën e saj fluturuese në vitin 2026, tha të premten bashkë-presidenti i prodhuesit kinez të......

“Zgjerohet” skema e pensioneve, të ardhurat rriten me 16.3 % - 4-mujori/ Buxheti arkëton 24.1 miliardë lekë më shumë
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 231.6 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 24.1 miliardë lekësh më shumë se e njëjta periudhë e një......

Si po perceptohet klima e biznesit? - Raporti/ 3 në 5 kompani konfirmojnë rritje të barrës rregullatore
Referuar të dhënave të raportit të Këshillit të Investimeve, sipas perceptimit të biznesit, barra rregullatore është rritur gjatë tre viteve të fundit me gati......

Nis projekti për pagesat e shpejta - Balluku e Ibrahimaj, nga Dibra: Synohet reduktimi i parasë cash
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan nga Dibra projektin pilot të......

Me paga më të larta, por më pak interes - Administrata publike, numër të ulët aplikimesh gjatë vitit 2023
Gjatë vitit të shkuar nisi reforma e pagave e cila parashikonte një rritje të lartë të rrogave për punonjësit e administratës publike, mjekët, infermierët,......

“Të ndalohen punimet në fundjavë dhe në pikun e sezonit” - Kumbaro, bizneseve: Dimensioni estetik, i rëndësishëm. Respektoni hapësirat publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë e......

“Birrë nga Serbia dhe Spanja me etiketa vendase!” - Pinguli: Akciza po “shuan” industrinë. Kompanitë po blejnë birrë nga jashtë
Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë do të pinë birrë importi me etiketë të kompanive vendase. Kjo është situata në të cilën po......