Blloku i Velçës nxirret për eksplorim - Albpetrol hap garën për investitorët, më herët kontrata mbahej nga Pennine Petroleum

Albpetrol ka ofruar për eksplorim bllokun e naftës në Velçë, duke synuar lidhjen e Marrëveshjes Hidrokarbure me subjekte të interesuAr. Hapja e garës bazohet në një urdhër e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku të muajit nëntor, ndërkohë që afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është datat 15 mars 2023. Për këtw bllok në vitin 2017 u nënshkrua marrëveshja hidrokarbure 33-vjeçare me Pennine Petroleum Corporation.
Sipas dokumentit 6 vjet do të ishin kërkim, 2 vjet vlerësim dhe 25 vjet prodhim, por mbetet e paqartë se përse marrëveshja hidrokarbure është prishur dhe Velça është rinxjerrë për eksplorim. Hapja e kësaj gare vjen thuajse në të njëjtën kohë me atë të Agjenicsë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që ofroi pak kohë më parë për eksplorim bllokun 5 në tokë. Sipas kritereve të shpallura, kohëzgjatja e periudhës së eksplorimit do të jetë deri në 5 vjet, por në bazë të legjislacionit në fuqi, mund të zgjatet deri në 7 vjet.
Kontrata që do të nënshkruhet mes palëve do të jetë me ndarje prodhimi, që ndër të tjera parashikon detyrime për punësimin e banorëve të zonës. Më herët gjatë këtij viti u hap gara edhe për bllokun C, teksa kompania shqiptare Energy Development Group ishte e vetmja që shprehu interes.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bëri me dije për TV SCAN se fillimisht kishte shfaqur interes edhe kompania ENI, por pasi u njoh me paketën e të dhënave, informoi se nuk do të merrte pjesë në aplikim. Gjithsesi, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për përfundimin e kësaj procedure.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kurse për blegtor dhe përpunues qumështi - Cilat janë degët e veçanta profesionale që synojnë të frenojnë emigracionin?
Emigrimi masiv i fuqisë punëtore, për të rinjtë e kualifikuar por edhe për ata që nuk kanë një formim dhe kërkojnë mundësi të reja në tregjet europiane, është......

Nga 250 në 10 mijë dollarë: Si u gabuan vëzhguesit e tregut me Bitcoin në 2022?!
2022 shënoi fillimin e një “dimri të ri kripto”, me kompani të profilit të lartë që u shembën në të gjithë bordin dhe çmimet e monedhave dixhitale që u rrëzuan......

2023-2025, programe punësimi për 15.500 persona - Prioritet grupet e veçanta, praktikat profesionale, të trajnuar, nëna kryefamiljare
Përmes programeve të punësimit, veçanërisht ato në mbështetje të shtresave në nevojë, këshilli i Ministrave planifikon të punësojë mbi 15 mijë persona tre......

Viktima dhe kaos në SHBA për shkak të të ftohtit - 200 milionë amerikanë në alarm. Krishtlindjet më të acarta në 40 vjet
Vala e të ftohtit që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar të paktën 12 viktima. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. CNN raporton......

Pse të gjithë mendojnë se një recesion po vjen në 2023?!
Recesionet shpesh i befasojnë të gjithë. Ka një shans shumë të mirë që tjetri jo. Ekonomistët kanë parashikuar një recesion prej muajsh tashmë, dhe shumica e......

Greqia rrit të ardhurat nga turizmi - 17.1 miliardë euro u regjistruan në 10 muajt e vitit
Turistët e huaj në Greqi arritën në 26.44 milionë, në dhjetë muajt e parë të vitit, me të ardhura që arritën në 17.1 miliardë euro, duke iu afruar niveleve të......

Kroacia, në krizë bankomatesh - Vendi përgatitet për zyrtarizimin e euros si monedhe vendase
Të tërheqësh para’ për të blerë në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb, nuk është një sipërmarrje e lehtë, në momentin që vendi përgatitet të zyrtarizojë euron......

60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e Zelandës së Re debatoi me një deputet në parlament
Javën e kaluar gjatë një seance në parlamentin e vendit, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ofendoi një deputet në sallë duke menduar se mikrofoni i......