Bota Postuar më 24 Dhjetor 2022, 10:30

60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e Zelandës së Re debatoi me një deputet në parlament

Nga SCAN TV
60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e

Javën e kaluar gjatë një seance në parlamentin e vendit, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ofendoi një deputet në sallë duke menduar se mikrofoni i saj ishte i mbyllur.

Episodi dhe pse kryeministrja kërkoi menjëherë të falur, mund të përkeqësonte debatin politik në një vend që pret të përballet me një fyshatë elektorale shumë të vështirë. Ardern paraqitet shumë në vështirësi nga sondazhet, pasi laburisttë e drejtuar nga ajo janë shumë prapa në krahasim me rivalët konservatorë dhe parashikohet një humbje e rëndë.

Kryeministrja dhe deputeti David Seymour, objektivi i ofendimit, lider i partisë liberale ACT, gjetën së bashku një mënyrë shumë të vecantë dhe festive për të zgjidhur paqësisht përplasjen.

Dy kundërshtarët politikë firmosën një transkript zyrtar të seancës së parlamentit që raporton për ofendimin e Ardern, dhe ia dhuruan fondacionit për kancerin e prostatës, që e ka vënë në shitje duke fituar rreth 60 mijë euro.

Deputeti u shpreh se në vende të tjera situata do të komentohej si një incident i rëndë ndërsa në Zelandën e Re shërbeu për bamirësi.

Ndërsa kryeministrja Ardern me anë të një postimi në Facebook u shpreh se nuk e priste një gje të tillë: që një gafë e bërë me mikrofon hapur të mblidhte 60 mijë euro për fondacionin. Ajo falenderoi deputetin portagonist për sjelljen e tij sportice dhe të gjithë ata që bënë ofertat e tyre në ankand.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......