Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 “big-ët” e miellit dhe grurit në Shqipëri!

4 kompanitë e mëdha të miellit në vend kanë rezultuar në shkelje në punën e tyre e për këtë qëllim, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur t’i gjobisë ato.
Në vitin 2021, kompanive u ishte kërkuar që të caktonin çmimet e blerjes, të mos kufizonin dhe kontrollonin prodhim e tregjet si dhe të mos ndanin tregjet ose burimet e furnizimit etj. por ka rezultuar se këto nuk janë zbatuar.
Në vitin 2021 u vendos që kompanitë të mbaheshin në monitorim por në fund ka rezultuar se kërkesat e mësipërme nuk janë zbatuar. Në këto kushte, Komisioni i Konkurencës ka vendosur t’i gjobisë ato.
Referuar Komisionit të Konkurrencës është konstatuar se Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje edhe në periudhën shtator 2021 - gusht 2022, duke mos zbatuar detyrimin e dhënë në vitin 2021.
Po ashtu, ka rezultuar se ndërmarrjet Agroblend dhe Bloja, nuk kanë zbatuar detyrimin e dhënë lidhur me raportimet tre mujore mbi kostot e produktit miell.
Në këtë kontekst, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur që kompania Agro Blend të gjobitet në masën 5,7 milionë lekë, Bloja në masën rreth 1,4 milionë lekë, Miell Tirana në masën 2 milionë lekë dhe Atlas Mills në masën 1,3 milionë lekë.
Penaliteti për kompanitë është shoqëruar me detyrimin e ndërmarrjeve që të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
SCAN
Sondazh

Porsche po zëvendëson benzinën me ajër dhe ujë - Prodhuesi gjerman me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin
Ndërsa makinat elektrike kanë qenë një gjë prej disa vitesh, prodhuesi gjerman ka dalë me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin. Për herë të parë,......

Energjia diellore e BE-së u rrit me gati 50% në 2022: Cili vend instaloi më shumë?!
Energjia diellore në Europë është rritur me pothuajse 50 % në vitin 2022, sipas një raporti të ri nga grupi i industrisë SolarPower Europe. Ai zbulon se BE-ja......

Profesioni befasues që mund të shpëtojë planetin!
Natyra është një palë kyçe e interesit në të ardhmen e planetit tonë, megjithatë ajo nuk ka zë. Studiuesit duan ta ndryshojnë këtë duke i dhënë natyrës një......

“Kredi nëpërmjet pensioneve vullnetare dhe llogari në euro” - Projektet e 2023/ Hado: Ulin presionin ndaj skemës publike
Kriza në vend ka lëkundur besimin e qytetarëve shqiptarë për investimin në asete financiare. Kreu i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve......

Qeveria “bën zap” bashkitë. Iu ndryshon skemën për borxhet - Brahimi: Brenda 2 vitesh i zerojmë, formulë e re për shlyerjen
Bashkitë në vend do të jenë të detyruara që brenda dy vitesh të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura që kanë akumuluar, të cilat variojnë nga 6.5-7......

Bankat presin rritje të kërkesës për kredi - Anketa e Bankës Europiane të Investimeve për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore
Anketa më e fundit e Kreditimit të Bankës Europiane të Investimeve me fokus në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, ka arritur në përfundimin se rritja e......

Bizneseve u jepet e drejta të krijojnë fonde private pensionesh - Si do të përfitojnë punonjësit, lehtësi në taksa për kontribuesit
Bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hartuar një......

Cila është origjina e trokitjes së gotave përpara se të pini alkool me dikë tjetër?!
Gati për vitin e ri 2023? Në momentin e mesnatës, pothuajse të gjithë njerëzit ka shumë të ngjarë të ngrenë gotat dhe të thonë "gëzuar" dhe të ngrenë "dolli"......