Kroacia, në krizë bankomatesh - Vendi përgatitet për zyrtarizimin e euros si monedhe vendase

Të tërheqësh para’ për të blerë në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb, nuk është një sipërmarrje e lehtë, në momentin që vendi përgatitet të zyrtarizojë euron në 1 janar. Me këtë rast po bëhet dhe përgatitja e makinerive të para ATM duke lënë vetëm një të tretën e tyre në funksion për të shpërndarë monedhën vendase kuna edhe pak ditë.
Qytetarët shprehen se dëshirojnë të përfitojnë nga uljet në rastet kur paguhet me para’ në dorë dhe për ta bërë të mundur këtë duhet të shkojnë në një bankomat, por pjesa më e madhe e tyre janë jashtë përdorimit.
Në mesin e muajit dhjetor bankat kroate filluan të heqin gradualisht 2700 nga 4 mijë ATM-të e vendit për tërheqjen e monedhës kuna, për t’i bërë gati për monedhën euro muajin e ardhshëm. Shoqata kroate e bankave ka prezantuar një hartë interaktive të të gjithë ATM-ve në vend për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë atë që ndodhet më afër tyre.
Për sa i përket monedhës që njerëzit mund të përdorin, kuna dhe euro do të jenë në qarkullim nga 1 janari deri në mesnatën e 14 janarit. Pas kësaj date do të mund të përdoret vetëm euro. Por qytetarët mendojnë se problemi është më kompleks se sa vetëm tërheqja e parave. Sipas tyre problemi i vërtetë është se me hyrjen në eurozonë Kroacia humb sovranitetin e saj duke mos pasur asnjë mundësi ndikimi në botë. Ata theksojnë se kuna është konfirmim i sovranitetit të vendit.
Çështje të tilla janë të rëndësishme për disa kroatë, duke qenë se është një vend relativisht i ri. Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991, por minoriteti i saj serb, i mbështetur nga Beogradi, pushtoi një të tretën e vendit me forcë. Kroacia rimori territorin e pushtuar në një ofensivë të vitit 1995. Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian që nga viti 2013 dhe do të jetë republika e dytë ish-jugosllave, pas Sllovenisë, që do të fusë euron si monedhë zyrtare vendase.
Tamara Perko, kryetare e shoqarës së bankave në Kroaci u shpreh se kostojo e menjëhershme për vendin është rreth 100 milion euro për të gjithë procesin e kalimit nga kuna në euro. Për sa i përket kostos vjetore janë 130 milion euro të ardhura të jumbura në vit. Ajo nuk dha detaje, por raportimet e mediave kanë vënë në dukje se bankat do të humbasin të ardhurat nga konvertimet në dhe nga euro pas ndryshimit.
Në ditën e madhe të ndryshimit më 1 janar, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kryeministri Andrej Plenkoviç planifikojnë të bëjnë një shëtitje nëpër rrugët e Zagrebit, të pinë një kafe dhe ta paguajnë atë në euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e Zelandës së Re debatoi me një deputet në parlament
Javën e kaluar gjatë një seance në parlamentin e vendit, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ofendoi një deputet në sallë duke menduar se mikrofoni i......

Bitcoin humbi mbi 60% të vlerës së tij në 2022 - Ja sa humbën 6 kriptovaluta të tjera të njohura!
Ka qenë një vit brutal për tregun e kriptomonedhave. Në goditjen e fundit në hapësirën e kriptove, Core Scientific, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë......

Rusia dërgon të varfërit në luftë - Ata rekrutohen me premtimin se do u likujdohen borxhet
Në Rusi janë publikuar video të ndryshme propagande sociale të cilat synojnë të nxisin rekrutimet vullnetare. Një nga grupet më në objektiv të fushatës është......

Japonia ‘rrëzon’ Skocinë nga podiumi: Uiski i saj i shtrenjtë vlerësohet si më i miri në botë!
Një shekull më parë, distiluesit morën pijen kombëtare të Skocisë dhe e rafinuan atë deri në pikën ku markat japoneze tani njihen vazhdimisht si më të mirat në......

Shqetësimi për ndotjen e ajrit në Tiranë, Joxhe: Ja zonat më problematike, AKM shmang detyrimin për informimin e qytetarëve
Niveli i dioksidit të karbonit, dioksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Albana Joxhe nga Milieukontakt bën me......

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 “big-ët” e miellit dhe grurit në Shqipëri!
4 kompanitë e mëdha të miellit në vend kanë rezultuar në shkelje në punën e tyre e për këtë qëllim, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur t’i gjobisë ato. Në......

Porsche po zëvendëson benzinën me ajër dhe ujë - Prodhuesi gjerman me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin
Ndërsa makinat elektrike kanë qenë një gjë prej disa vitesh, prodhuesi gjerman ka dalë me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin. Për herë të parë,......

Energjia diellore e BE-së u rrit me gati 50% në 2022: Cili vend instaloi më shumë?!
Energjia diellore në Europë është rritur me pothuajse 50 % në vitin 2022, sipas një raporti të ri nga grupi i industrisë SolarPower Europe. Ai zbulon se BE-ja......