Viktima dhe kaos në SHBA për shkak të të ftohtit - 200 milionë amerikanë në alarm. Krishtlindjet më të acarta në 40 vjet

Vala e të ftohtit që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar të paktën 12 viktima. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. CNN raporton se të gjitha viktimat kanë humbur jetën në timonin e automjetit të tyre për shkak të rrugëve të ngrira dhe borës. I ftohti dhe erërat e forta vazhdojnë të ngadalësojnë transportet. Për momentin është Buffalo, në shtetin e New York, epiqendra e stuhisë dimërore me erëra të akullta me një shpejtësi prej 127 kilometrash në orë.
Nga veriu në jug të territorit amerikan 60% e popullsisë – rreth 200 milionë amerikanë – janë në gjendje alarmi për shkak të motit për atë që paralajmërohet të jetë Krishtlindja më e ftohtë e 40 viteve të fundit. ‘Cikloni bombë’, një stuhi shpërthyese që intensifikohet shumë shpejt, ka ulur temperaturat deri në minus 50 gradë në shtetet në veri të vendit.
Në Iowa, autoritetet kanë mbyllur pistat e patinazhit në akull me arsyetimin se është shumë e rrezikshme të qëndrosh jashtë ambienteve të ngrohta për më shumë se 15 minuta. Në Wyoming dhe Colorado - ku Denver regjistroi ditën e dytë më të ftohtë të historisë së tij – brenda një ore temperaturat ranë me 30 gradë duke shkaktuar shumë probleme në rrugë dhe infrastrukturat elektrike. Një milion e gjysëm persona janë në errësirë, dhe sidomos pa ngrohje. Ekspertët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet dhe më shumë në orët e ardhshme.
SCAN
Sondazh

Pse të gjithë mendojnë se një recesion po vjen në 2023?!
Recesionet shpesh i befasojnë të gjithë. Ka një shans shumë të mirë që tjetri jo. Ekonomistët kanë parashikuar një recesion prej muajsh tashmë, dhe shumica e......

Greqia rrit të ardhurat nga turizmi - 17.1 miliardë euro u regjistruan në 10 muajt e vitit
Turistët e huaj në Greqi arritën në 26.44 milionë, në dhjetë muajt e parë të vitit, me të ardhura që arritën në 17.1 miliardë euro, duke iu afruar niveleve të......

Kroacia, në krizë bankomatesh - Vendi përgatitet për zyrtarizimin e euros si monedhe vendase
Të tërheqësh para’ për të blerë në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb, nuk është një sipërmarrje e lehtë, në momentin që vendi përgatitet të zyrtarizojë euron......

60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e Zelandës së Re debatoi me një deputet në parlament
Javën e kaluar gjatë një seance në parlamentin e vendit, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ofendoi një deputet në sallë duke menduar se mikrofoni i......

Bitcoin humbi mbi 60% të vlerës së tij në 2022 - Ja sa humbën 6 kriptovaluta të tjera të njohura!
Ka qenë një vit brutal për tregun e kriptomonedhave. Në goditjen e fundit në hapësirën e kriptove, Core Scientific, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë......

Rusia dërgon të varfërit në luftë - Ata rekrutohen me premtimin se do u likujdohen borxhet
Në Rusi janë publikuar video të ndryshme propagande sociale të cilat synojnë të nxisin rekrutimet vullnetare. Një nga grupet më në objektiv të fushatës është......

Japonia ‘rrëzon’ Skocinë nga podiumi: Uiski i saj i shtrenjtë vlerësohet si më i miri në botë!
Një shekull më parë, distiluesit morën pijen kombëtare të Skocisë dhe e rafinuan atë deri në pikën ku markat japoneze tani njihen vazhdimisht si më të mirat në......

Shqetësimi për ndotjen e ajrit në Tiranë, Joxhe: Ja zonat më problematike, AKM shmang detyrimin për informimin e qytetarëve
Niveli i dioksidit të karbonit, dioksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Albana Joxhe nga Milieukontakt bën me......