Greqia rrit të ardhurat nga turizmi - 17.1 miliardë euro u regjistruan në 10 muajt e vitit

Turistët e huaj në Greqi arritën në 26.44 milionë, në dhjetë muajt e parë të vitit, me të ardhura që arritën në 17.1 miliardë euro, duke iu afruar niveleve të arkëtimeve të udhëtimeve para pandemisë. Në veçanti, sipas të dhënave zyrtare të publikuara, në periudhën janar - tetor 2022, trafiku i udhëtimeve hyrëse regjistroi një nivel prej 92.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në mënyrë të detajuar, trafiku i udhëtimeve nëpër aeroporte u rrit me 84.7% , ndërsa ai përmes stacioneve rrugore me 135.8%. Flukset turistike nga vendet e BE-së arritën në 16.337 milionë udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 68.9% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2021, ndërsa trafiku i udhëtimeve nga vendet jashtë BE-së u rrit me 147% në 10.105 milionë udhëtarë. Trafiku i udhëtimeve nga vendet e eurozonës u rrit me 59.3% dhe ai nga vendet evropiane jashtë zonës së euros me 94.2%.
Trafiku i udhëtimeve nga Gjermania u rrit me 47.1% në 4.241 milionë udhëtarë dhe nga Franca u rrit me 49.9% në 1.711 milionë udhëtarë. Numri i turistëve nga Britania e Madhe është rritur me 194.4% në 4.371 milionë udhëtarë dhe nga SHBA me 167.5% në 975.7 mijë udhëtarë. Së fundi, trafiku i udhëtimeve nga Rusia u ul me 63.3% dhe arriti në 34.6 mijë udhëtarë.
Krahasuar me vitin e kaluar para pandemisë, faturat e udhëtimeve në dhjetëmujorin e parë të këtij viti shënuan një rënie prej 2.6% krahasuar me periudhën korresponduese të 2019-ës, ndërsa trafiku i udhëtimeve në hyrje rezulton të jetë ulur me 11%.
Dorina Kurtaj / SCAN

Kroacia, në krizë bankomatesh - Vendi përgatitet për zyrtarizimin e euros si monedhe vendase
Të tërheqësh para’ për të blerë në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb, nuk është një sipërmarrje e lehtë, në momentin që vendi përgatitet të zyrtarizojë euron......

60 mijë euro për ofendimet e Jacinda Ardern - Kryeministrja e Zelandës së Re debatoi me një deputet në parlament
Javën e kaluar gjatë një seance në parlamentin e vendit, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ofendoi një deputet në sallë duke menduar se mikrofoni i......

Bitcoin humbi mbi 60% të vlerës së tij në 2022 - Ja sa humbën 6 kriptovaluta të tjera të njohura!
Ka qenë një vit brutal për tregun e kriptomonedhave. Në goditjen e fundit në hapësirën e kriptove, Core Scientific, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë......

Rusia dërgon të varfërit në luftë - Ata rekrutohen me premtimin se do u likujdohen borxhet
Në Rusi janë publikuar video të ndryshme propagande sociale të cilat synojnë të nxisin rekrutimet vullnetare. Një nga grupet më në objektiv të fushatës është......

Japonia ‘rrëzon’ Skocinë nga podiumi: Uiski i saj i shtrenjtë vlerësohet si më i miri në botë!
Një shekull më parë, distiluesit morën pijen kombëtare të Skocisë dhe e rafinuan atë deri në pikën ku markat japoneze tani njihen vazhdimisht si më të mirat në......

Shqetësimi për ndotjen e ajrit në Tiranë, Joxhe: Ja zonat më problematike, AKM shmang detyrimin për informimin e qytetarëve
Niveli i dioksidit të karbonit, dioksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Albana Joxhe nga Milieukontakt bën me......

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 “big-ët” e miellit dhe grurit në Shqipëri!
4 kompanitë e mëdha të miellit në vend kanë rezultuar në shkelje në punën e tyre e për këtë qëllim, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur t’i gjobisë ato. Në......

Porsche po zëvendëson benzinën me ajër dhe ujë - Prodhuesi gjerman me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin
Ndërsa makinat elektrike kanë qenë një gjë prej disa vitesh, prodhuesi gjerman ka dalë me një mënyrë të re për të ndihmuar planetin. Për herë të parë,......