Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

Niveli i huave me probleme ndaj totalit të kredisë në sektorin huadhënës në vendin tonë ka zbritur pranë 8.29% gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Në muajin shtator, kjo normë fiksohej pranë 8.3%. Pra, kemi të bëjmë me një rënie mjaft modeste. Gjithsesi, duke qenë se vendi dhe globi po përballen me një krizë mjaft të thellë ekonomike dhe shëndetësore, ecuria e këtij indikatori gjatë muajve të pandemisë duket të jetë e kënaqshme. Madje, shifra është ndjeshëm më e ulët se tetori i vitit të kaluar, apo edhe janari i këtij viti. Situata e përgjithshme ka bërë që shumë institucione ndërkombëtare të projektojnë një rritje të normës së kredive me probleme në vendin tonë. Por, pavarësisht se kanë kaluar muaj të tërë nën krizë të thellë ekonomike, diçka e tillë ende nuk është vënë re, çka sinjalizon ecurinë mjaft të mirë të sektorit bankar vendas edhe nën pandeminë. Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huasë është një prej treguesve kryesorë të shëndetit financiar bankar. Ecuria e qendrueshme e këtij treguesi gjatë muajve të fundit është padiskutim një sinjal i mirë për ekonominë shqiptare, pasi nuk tregon vetëm shëndetin bankar por edhe atë familjar, duke qenë se dy krizat e njëpasnjëshme, tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia, nuk kanë pasur ndikim të madh në reduktimin e aftësisë paguese të familjeve apo bizneseve në vend.
Sondazh

Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro. Shifrat e BSH, stoku zbret në 8.83 mld euro në T3
Stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit, pasi ka prekur shifrat rekord historike gjatë tremujorit të dytë, tregojnë të dhënat......

Borxhi publik ngjitet në 79.72% të PBB-së – Të dhënat e T3 sinjalizojnë një “fryrje” të borxhit të jashtëm me thuajse 9 pikë
Norma e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është ngjtur në 79.72% gjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat më të......

Inflacioni zbret në 1.6% Zbutet rritja e çmimeve, por ushqimet, 4.1% më të shtrenjta se viti i kaluar
Norma e inflacionit ka zbritur në 1.6% gjatë muajit nëntor të këtij viti, nga 2% që ishte në muajin tetor, tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i......

Tiranasit dhe vlonjatët, më të pasurit! Deri në 3500 euro depozita për frymë, Lezha në vend të fundit
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të......

Pandemia, më pak e dëmshme për “Nënë Terezën”. Rënia e tretë më e ulët në Europë në numër të fluturimesh gjatë krizës
Me një mesatare rënie mujore vjetore, pra karahasuar me një vit më parë, Shqipëria rezulton të jetë vendi me humbjet e treta më të ulta në Europë transportin......

Kursimet e shqiptarëve. Me pandeminë, shifra më e lartë që prej 2012-ës, Gushti muaji me më shumë kursime
Depozitat e shqiptarëve në sistemin bankar kanë prekur vlerën e 1 trilionë e 81 miliardë lekëve, ç`ka përkthehet në rreth 8.74 mld euro. Të dhënat i referohen......

Sa ka ndikuar hapja e shkollave në përhapjen e infeksionit në Shqipëri? “Flasin” shifrat, janë rritur me 55% rastet ditore
Hapja e shkollave, atyre 9-vjeçare dhe gjimnazeve, pavarësisht se nën një protokoll strikt të masave mbrojtëse, është vlerësuar vazhdimisht, si nga ekspertë......

Rriten sigurimet e pronës dhe sëmundjeve. Tërmeti dhe pandemia nxisin trendin, rënie e ndjeshme e siguracioneve motorike
Treguesit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) sa i përket ecurisë së tregut të sigurimeve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti,......