Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2023, 14:27

Betohet në mandatin e dytë kryebashkiaku Rakip Suli - Konstituohet Këshilli Bashkiak, Suli: Kamza do të jetë qytet model 

Nga SCAN TV
Betohet në mandatin e dytë kryebashkiaku Rakip Suli - Konstituohet

Këtë të mërkurë është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak në Kamëz, ku  është betuar pas fitores së mandatit të dytë dhe kryetari Rakip Suli. Të pranishëm në ceremoni ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila përgëzoi kryetarin e Bashkisë Kamëz për mandatin e dytë.

Gjatë fjalës së tij pas betimit, Suli u shpreh se Bashkia Kamëz do të jetë institucioni i qytetarëve dhe secili do të jetë i njëjtë dhe do të marrë shërbimin e duhur. Gjithashtu theksoi se investimet do të vijojnë në shkolla, rrugë e në shumë drejtime tjera.

Pas konstituimit, Rakip Suli së bashku me mbështetësit e tij ju drejtuan zyrës ndërsa premtoi se Kamza do të jetë qytet model dhe falenderoi çdo qytetar për votat dhe besimin e dhënë.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat