Kinë, ligjet e reja për spiunazhin ‘trembin’ kompanitë amerikane - Forcohen rregullat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

Ligjet e reja për spiunazhin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Kinë, trembin kompanitë amerikane. Atokanë hyrë në fuqi nga 1 korriku me synimin për të përforcuar rregullat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Pasojat pritet të ndihen më shumë tek investitorët amerikanë
Shtrëngimi i ri i Kinës në marrëdhëniet ndërkombëtare rrezikon të ndërlikojë më tej jetën e bizneseve dhe investitorëve që shikojnë nga Pekini. Kjo u theksua nga një analizë e CNBC, duke vlerësuar ndikimin e dy masave që hynë në fuqi më 1 korrik: njëra për spiunazhin dhe tjetra për marrëdhëniet me jashtë, të bashkuara nga përdorimi i kufizimeve për "sekretet shtetërore" të cilat mund të interpretohen nga autoritetet lokale dhe qendrore.
Frika e investitorëve, nxitet nga bastisjet e autoriteteve kineze në firmat ndërkombëtare të konsulencës, të kryera pa dhënë shpjegime shtesë për ndërhyrjet. Teorikisht, masat e reja nuk duhet të përkthehen në rreziqe të menjëhershme për kompanitë që operojnë në Republikën Popullore. Në fakt, rreziku i denoncuar nga disa analistë është rritja e pasigurisë për mjedisin e biznesit dhe rrezikimi i marrëdhënieve tashmë të lëkundura midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Ligji për spiunazhin e shtrin perimetrin e “akteve të spiunazhit” në raste të reja, si tentativat për “marrje të paligjshme” të të dhënave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Sipas raporteve, rregulli i ri fton "të gjitha nivelet" e qeverisë kineze që të administrojnë më mirë masat paraprake të sigurisë kundër ndërhyrjeve nga jashtë. Kompanitë e huaja që mbërrijnë në Pekin "nuk duhet të rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kinës, të dëmtojnë interesin publik të kompanisë ose të minojnë rendin publik të saj". Pyetja është se si do të zbatohej masa, duke pasur parasysh qasjen aspak të butë të Pekinit ndaj kompanive amerikane. Vetëm muajt e fundit, sipas Reuters, ka pasur bastisje nga autoritetet kineze në zyrat e Mintz Group në Pekin, në zyrat e firmës së konsulencës Bain në Shangai dhe hetime për grupin Capvision Partners.
Disa analistë janë të kujdesshëm në lidhje me ndikimin e menjëhershëm të masave të miratuara në Pekin. Sipas tyre klima aktuale e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe presionet politike konkurruese mund të bëjnë që disa kompani të rivlerësojnë analizën e tyre kosto-përfitim të pranimit të rreziqeve të të bërit biznes në Kinë.
Vendimi i qeverisë kineze vjen në sfondin e marrëdhënieve gjithnjë e më të përkeqësuara midis Pekinit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Aleanca Greqi – Turqi përfshin helikopterët - Lidhja premton prurjen e turistëve të pasur në Greqi
Turqia dhe Greqia sapo kanë konfirmuar krijimin e një aleance për sa i përket helikopterëve. Një marrëveshje kjo që do të lidhë Bodrumin me Mikonos,......

5 mënyra se si AI mund të automatizojë detyrat menaxheriale brenda një organizate
Në vitin 2020, disa vite përpara se ChatGPT të ishte në qendër të vëmendjes, Gartner lëshoi një raport duke deklaruar se punët e menaxhmentit të mesëm ishin në......

Italia shënon rënien më të madhe të pagave reale - Mesatarja e OECD-së është 2.2%. Franca shënon rritje reale prej 1.5%
Italia është vendi që shënon rënien më të madhe të pagave reale, ndërsa nga ana tjetër Franca është ajo që shënon rritje prej 1.5%. Humbja e fuqisë blerëse ka......

Japonezët braktisin paratë cash - Inflacioni i lartë ndryshon traditën e lashtë të kursimit
Japonezët po braktisin patatë cash duke ndryshuar dhe traditën e lashtë të kursimit. Gjithnjë e më pak para po hidhen në qarkullim, dhe pse Banka e Japonisë......

BE dhe SHBA bien dakord për një pakt historik për ndarjen e të dhënave – Por pse është nën kërcënim?
Bizneset mund të vazhdojnë transferimin e të dhënave nga Bashkimi Europian në SHBA si normalisht pasi dy superfuqitë ranë dakord këtë javë për një pakt......

Rilindin minierat - Bota varet gjithnjë e më shumë nga mineralet dhe metalet
Minierat nuk i përkasin më të shkuarës. Aktualisht bota varet më shumë se kurrë nga mineralet dhe metalet dhe kjo degë e industrisë vazhdon të jetë pjesë......

Publikohet lista me vendet më të mira për emigrantët në Europë për vitin 2023!
Duke qenë se puna në distancë mbetet e popullarizuar dhe dhjetëra vende kanë lëshuar viza të synuara 'nomadë dixhitale', zhvendosja jashtë vendit nuk ka qenë......

Emigracioni rikthen rritjen e popullsisë në BE për vitin 2022!
Edhe pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, shtimi i emigrimit në BE rriti numrin e popullsisë. Më 1 janar 2023 jetonin 448.4 milionë......