Europa Postuar më 12 Korrik 2023, 11:25

Emigracioni rikthen rritjen e popullsisë në BE për vitin 2022!

Nga SCAN TV

Edhe pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, shtimi i emigrimit në BE rriti numrin e popullsisë. Më 1 janar 2023 jetonin 448.4 milionë njerëz në BE, nga 446.7 milionë një vit më parë. Popullsia ishte ulur më parë në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.

Popullsia, BE, 2002-2023

1- Popullsia

Sipas Eurostat, rritja e popullsisë në vitin 2022 mund t'i atribuohet emigracionit të shtuar pas pandemisë dhe fluksit të personave të zhvendosur nga Ukraina që kërkojnë status të përkohshëm mbrojtjeje në të gjithë BE-në pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022. Rreth 4 milionë njerëz nga Ukraina kishin kërkuar strehim të përkohshëm në BE që nga marsi i vitit 2023.

Ndryshimi i popullsisë sipas komponentëve, BE, 2012-2022

Për 1000 persona

1-Migrimi neto dhe rregullimi statistikor

2-Ndryshimi total

3-Ndryshimi natyror

Disa vende anëtare të BE-së së fundmi kanë ngritur shqetësime për uljen e nivelit të lindjeve dhe kanë propozuar masa për të trajtuar situatën. Shkalla e lindshmërisë u ul në 11 nga 27 vendet anëtare të BE-së midis 2001 dhe 2021. Shumë shtete anëtare kanë gjithashtu popullsi të plakur për shkak të jetëgjatësisë më të lartë.

Eurostat tha se popullsia u rrit në 20 vende të BE-së ndërsa ra në shtatë. Italia raportoi rënien më të madhe (-179,419 persona) ndërsa Gjermania regjistroi rritjen më të madhe (1.12 milionë).

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat