Si do të menaxhohet rreziku nga përmbytjet në disa bashki? - Nisin masat për “shpëtimin” nga baseni ujor Drin-Bunë

Përmbytjet në disa zona të vendit janë shqetësim i përvitshëm dhe krijojnë dëme të mëdha për qytetarët, bizneset, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Për të vënë në shina këtë situatë është hedhur për konsultim projekt plani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet nga baseni Drin-Bunë, siç është territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës. Dokumenti është hartuar nga Agjencia e Menaxhimin të Burimeve Ujore (AMBU), së bashku me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes GIZ, për vitet 2023-2028.
Objektivi kryesor i është ngritja e nivelit aktual të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet, duke u përqendruar veçanërisht në masat jo strukturore, si paralajmërimi, informimi, gatishmëria dhe planifikimi si dhe masat strukturore, të indetifikuara dhe parashikuara për zbatim në bashkëpunim me të gjithë aktorët përkatës përshirë këtu edhe njerëzit, organizatat, administratat dhe bizneset.
Dokumenti i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar rrezikun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.
Përpos objektivit të vetë dokumentit, në proceset që kanë paraprirë hartimin e tij si vlerësimi paraprak i rrezikut, indentifikimi i zonave ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet dhe krijimi i hartave të rrezikut dhe riskut). Proceset e ndjekura dhe dokumentet janë hartuar sipas një metodologjie të mirëpërcaktuar, në përputhje me Direktivën e BE-së, legjisacionin shqiptar dhe praktikat më të mira të referuara nga ekspertët e përfshirë në proces. Kjo qasje do të shërbejë si garanci që ky plan, i cili përfshin periudhën 6-vjecare (2023-2028), do të zbatohet dhe nëpërmjet zbatimit do të shmangë ose minimizojë pasojat që përmbytjet shkaktojnë. Për shmangjen apo uljen e rrezikut nga përmbytjet, në territorin e projektit, janë parashikuar gjithsej 128 masa nga të cilat 41 për parandalimin e rreziqeve, 24 për mbrojtja natyrore nga përmbytjet, 45 për mbrojtjen teknike nga përmbytjet dhe 18 për gatishmërinë dhe informimin.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj - Ish-deputeti Ervin Bushati emërohet ambasador në SHBA
Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati është emëruar Ambasador i Shteteve të......

Publikohet raporti, IAIS: AMF ndërmori reforma të thella ligjore e rregullatore
Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) ka publikuar në faqen e saj zyrtare, raportin përfundimtar të vlerësimit për Autoritetin e......

Inflacioni në Itali: 380 euro për 1.3 milionë qytetarë - Shuma do përdoret për blerjen e mallrave ushqimore bazë
Janë 380 euro për 1.3 milionë italianë, në formën e një kontributi të vetëm, ndihma më e fundit që qeveria italiane jep për qytetarët të cilët përballen prej......

Parizienët mund të lahen sërish në Senë - Vendimi merret për herë të parë pas 100 vitesh
Për herë të parë pas 100 vitesh, parizienët por dhe turistët do të mund të lahen sërish në ujërat e Senës. Vendimi u mor nga kryebashkiakja e parisit Hidalgo,......

Kina, “Eldorado” e investimeve për Lindjen e Mesme - Marrëveshje prej 50 miliard dollarësh mes Pekinit dhe Riadit
Kina po kthehet në një vend të artë investimesh për Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në muajin dhjetor në Riad, mes dy vende u......

Italia mbledh rreth 3 miliardë dollarë nga taksat e energjisë të vitit 2023!
Italia ka mbledhur rreth 2.8 miliardë euro (3.07 miliardë dollarë) nga taksat e papritura të këtij viti mbi kompanitë e energjisë, sipas Reuters. Marrja e......

Vendet e BE-së i japin dritën jeshile rregullave të prodhimit të baterive – Synojnë prodhimin më ekologjik në botë
Rregullorja e baterive të BE-së zgjidhi pengesën e fundit në udhëtimin e saj legjislativ, ndërsa vendet anëtare votuan për miratimin e rregullave të reja që......

Vijon rënia e Dollarit amerikan – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie të vlerës sikurse ka bërë gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore teksa blihet sot më 94.3 lekë......