Kina, “Eldorado” e investimeve për Lindjen e Mesme - Marrëveshje prej 50 miliard dollarësh mes Pekinit dhe Riadit

Kina po kthehet në një vend të artë investimesh për Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në muajin dhjetor në Riad, mes dy vende u nënshkruan marrëveshje për një vlerë prej 50 miliardë dollarë. Një situatë kjo që po alarmon jo pak Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Rritja e ndikimit politik të Kinës në Lindjen e Mesme është nxitur nga fakti se miliarda dollarë tashmë po investohen në kompanitë kineze nga vendet e Gjirit.
Me rastin e vizitës së liderit kinez Xi Jinping në Arabinë Saudite në dhjetor, zyrtarë dhe drejtues biznesi nga të dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh me një vlerë të vlerësuar prej rreth 50 miliardë dollarë.
Në fillim të këtij viti, Pekini ndërmjetësoi rifillimin e kontakteve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, në një ndërhyrje të rrallë politike nga Kina në rajon. Në vazhdën e marrëveshjeve politike, pasuan marrëveshjet e biznesit.
Saudi Aramco, gjiganti shtetëror i naftës, planifikon të investojë 3.6 miliardë dollarë në Rongsheng Petrochemical, një kompani me bazë në Hangzhou. Ministria e investimeve e Arabisë Saudite ka nënshkruar një marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkët prej 5.6 miliardë dollarësh me Human Horizons, një kompani kineze e automjeteve elektrike.
Në konferencën e biznesit Kinë-Bota Arabe në Riad në qershor, kreu i bursës së Hong Kongut parashikoi se fondet më të mëdha të pasurisë sovrane të Lindjes së Mesme mund të ndajnë nga një deri në dy trilion dollarë investime në Kinë deri në vitin 2030.
Lidhjet ekonomike në rritje midis Kinës dhe Lindjes së Mesme tregojnë për sfidat me të cilat do të përballet SHBA në dekadat e ardhshme. Arabia Saudite po përpiqet të zgjerojë listën e aleatëve të saj. Kjo i ka krijuar një mundësi Kinës, importuesit më të madh të naftës në botë, që ta kthejë ndikimin e saj ekonomik në kapital politik – dhe anasjelltas.
Në të njëjtën kohë, analistët besojnë se Kina është një mundësi investimi. Kreu i bursës së Hong Kongut tha se fondet kryesore të pasurisë sovrane aktualisht investojnë vetëm 1% deri në 2% të aseteve të tyre në Kinë. Ai beson se shuma do të rritet me 10 herë.
Fondet e Lindjes së Mesme tashmë janë provuar të jenë një alternativë e dobishme për kompanitë kineze të shkëputura nga sistemi financiar amerikan.
Por në të njëjtën kohë, lidhjet midis Kinës dhe Lindjes së Mesme po krijojnë mundësi edhe në drejtimin tjetër, me arkitektë, firma ndërtimi dhe kompani teknologjike që nënshkruajnë ose negociojnë marrëveshje me zyrtarët e Lindjes së Mesme që ëndërrojnë për qytete të zgjuara të qëndrueshme.
Një shembull tipik është gjigandi kinez i telekomunikacionit Huaëei Technologies. Kompania e gjeti veten në ballë të mosmarrëveshjes teknologjike SHBA-Kinë gati pesë vjet më parë. Megjithatë, sot Huaëei po zgjeron në mënyrë të qëndrueshme operacionet e saj në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndihmën për të ndërtuar rrjetin e parë 5G në rajonin e Gjirit. Së fundi, ajo ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me kompaninë shtetërore të telekomunikacionit të Arabisë Saudite.
Dorina Kurtaj / Reuters
Sondazh

Italia mbledh rreth 3 miliardë dollarë nga taksat e energjisë të vitit 2023!
Italia ka mbledhur rreth 2.8 miliardë euro (3.07 miliardë dollarë) nga taksat e papritura të këtij viti mbi kompanitë e energjisë, sipas Reuters. Marrja e......

Vendet e BE-së i japin dritën jeshile rregullave të prodhimit të baterive – Synojnë prodhimin më ekologjik në botë
Rregullorja e baterive të BE-së zgjidhi pengesën e fundit në udhëtimin e saj legjislativ, ndërsa vendet anëtare votuan për miratimin e rregullave të reja që......

Vijon rënia e Dollarit amerikan – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie të vlerës sikurse ka bërë gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore teksa blihet sot më 94.3 lekë......

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e grurit skadon së shpejti - Cilat mund të jenë pasojat?
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e quajti një "dritë shprese" marrëveshjen midis Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e......

Erdogan ndryshon mendje: Hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Në qendër të samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën dhe mbrojtja e krahut lindor të NATO-s. Por një ditë para fillimit të samitit presidenti turk, Rexhep......

Mbyllja e bizneseve të dielave - Ekonomia në Kroaci shënon rënie drastike
Implementimi i ligjit më të ri për tregtinë në Kroaci, i cili ndër të tjera ndalon hapjen e pjesës më të madhe të bizneseve të dielave, ka ulur në mënyrë të......

Temperaturat e larta shënojnë rekorde të reja - Java e parë e korrikut më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të organizatës metereologjike botërore. Vendet më të goditura nga vala e të......

Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë - Gjermania, vendi që regjistron të dhëna më negative
Situata ekonomike në eurozonë është gjithnjë e më e zymtë, me Gjermaninë që vazhdon të regjistrojë të dhënat më negative në krahasim me vendet e tjera......