Temperaturat e larta shënojnë rekorde të reja - Java e parë e korrikut më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të organizatës metereologjike botërore. Vendet më të goditura nga vala e të nxehtit janë ato në Europën jugore, ku temperaturat shkojnë mbi 40 gradë. Ndërkohë sipas parashikimeve kjo javë pritet të shënojë rekorde të reja me Francën, Spanjën dhe Italinë që janë vendet më të rrezikuara
Situata e klimës në botë vijon të krijojë shqetësime: java e parë e korrikut, sipas të dhënave të Organizatës metereologjike botërore të OKB – së, ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.
Një rekord, pas temperaturave të larta të regjistruara dhe në muajin qershor, i karakterizuar nga një thatësi e fortë në Spanjë dhe valë të nxehti në Kinë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të OKB – së, temperaturat e larta po ndikojnë jashtëzakonisht keq, me pasoja shkatërruese mbi ekosistemet dhe ambientin.
Kryesisht vendet më të goditura nga vala e të nxehtit janë ato në Europën jugore, ku temperaturat shkojnë mbi 40 gradë. Ndërkohë sipas parashikimeve kjo javë pritet të shënojë rekorde të reja me Francën, Spanjën dhe Italinë që janë vendet më të rrezikuara. Temperaturat ekstreme dotë pasohen nga stuhi të forta në shumë zona si pasojë e lagështirës së madhe. Por temperatura rekord janë shënuar dhe në veri të Afrikës ku një ditë më parë në Tunizi temperatura maksimale ishte 48.9 gradë.
Në vitin 2022 ishin 61 mijë viktimat si pasojë e temperaturave ekstreme. Italia ishte vendi më i gpditur me 18 mijë viktima, pjesa më e madhe e të cilave ishin gra.
Sipas studimeve të bazuara në të dhënat ie Eurostat, rritja e numrit të viktimave është në proporcin të drejtë me rritjen e temperaturave. Sipas parashikimeve, pa masa parandalimi pasojat janë dramatike: parashikohen deri në 68 mijë viktima deri në 2030 – ën, për të arritur në 94 mijë në 2040 – ën dhe 120 mijë në 2050 – ën.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë - Gjermania, vendi që regjistron të dhëna më negative
Situata ekonomike në eurozonë është gjithnjë e më e zymtë, me Gjermaninë që vazhdon të regjistrojë të dhënat më negative në krahasim me vendet e tjera......

Birrë dhe karburant “plot” për sezon veror - Rriten importet, kapërcim i ndjeshëm për muajin Maj
Ardhja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm importin e karburantit dhe të birrës, duke qenë se qytetarët shqiptarë lëvizin më shumë dhe konsumohet më shumë......

Energjia për familjet e varfra - Kuvendi, ERE-s: Të miratohen aktet për statusin “klient në nevojë”, kërkesa dhe për zgjerimin e tregut
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Energjisë të ndihmojë në hartimin e akteve nënligjore për caktimin e statustit ”klient në nevojë”, për t’i hapur rrugë......

Zgjedhjet në Spanjë – Pretendentët, Sanchez dhe Feijóo shkojnë ballë për ballë në debat televiziv
Me vetëm dy javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, sondazhet parashikojnë fitoren e politikanit konservator Feijóo. Dy kandidatët kryesorë për të......

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore
Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të......

‘Javë ferri’, në Shqipëri vijnë ‘Netët Tropikale’ - Në Elbasan, Berat, Fieri dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 gradë
Një “Javë ferri”. Kështu mund të cilësohet situata meteorologjike e kësaj jave në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës. Referuar Shërbimit......

BALFIN merr drejtimin e TBU, administratori Altin Sholla: Sfidat dhe risitë për këtë vit akademik
Vendimi i maturantëve për të zgjedhur degën ku do të studiojnë si dhe universitetin ku do të kryejnë studimet, është një ndër më të rëndësishmit për të ardhmen......

Kultivimi i kanabisit “ndez” shëndetësinë - Deputetët e opozitës kundër: Tërhiquni, pasoja të paparashikueshme
Deputetët e opozitës në Komisionin e Shëndetësisë janë shprehur kundër projektligjit për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye shëndetësore dhe......