Birrë dhe karburant “plot” për sezon veror - Rriten importet, kapërcim i ndjeshëm për muajin Maj

Ardhja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm importin e karburantit dhe të birrës, duke qenë se qytetarët shqiptarë lëvizin më shumë dhe konsumohet më shumë alkool. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës Janar- Maj, ndër mallrat e akcizës, vihet re një rritje e ndjeshme e importit të karburanteve, birrë dhe kafesë, ndërsa me rënie të lehtë regjistrohet importi i cigareve
Të dhënat tregojnë se kapërcimin më të madh e ka importi i karburantit me rreth 14.4 mijë tonë, duke u regjistruar në afro 229 mijë tonë në 5 mujor. Kjo lidhet me rënien e çmimit të karburanteve në treg dhe rritjen e konsumit nga ana e qytetarëve, të cilët një vit më parë u detyruan të kufizoheshin për shkak të vlerës rekord me të cilën u tregtua nafta dhe benzina.
Po ashtu rritje ka pasur edhe importi i birrës, në 17.3 milionë litra, nga 14.4 milionë litra që u importuan në të njëjtën periudhë të 2022. Rritja sasisë së ardhur nga jashtë të këtij produkti lidhet edhe me zgjerimin e hoteleve që ofrojnë shërbim all inclusive në vend. Ndërsa sa i takon kafes, importi ka pasur një rritje të lehtë, ku janë blerë nga jashtë kufijve 3388 ton kafe apo 323 ton më shumë, ndërsa importi cigares ka rënë me 63 ton.
Nëse do të analizojmë vetëm të dhënat për muajin Maj 2023, rezulton rritje e volumit të importit për karburantin me afro 10 mijë ton krahasuar me Maj 2022 dhe birrën me 1.1 milionë litra, dhe një rënie e lehtë për kafenë dhe cigaren Sa i takon kontributit të të ardhurave në buxhet, karburantet zënë vendin e parë me 21.5 për qind, të ndjekur nga importi i cigares me 11.9 për qind.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Energjia për familjet e varfra - Kuvendi, ERE-s: Të miratohen aktet për statusin “klient në nevojë”, kërkesa dhe për zgjerimin e tregut
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Energjisë të ndihmojë në hartimin e akteve nënligjore për caktimin e statustit ”klient në nevojë”, për t’i hapur rrugë......

Zgjedhjet në Spanjë – Pretendentët, Sanchez dhe Feijóo shkojnë ballë për ballë në debat televiziv
Me vetëm dy javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, sondazhet parashikojnë fitoren e politikanit konservator Feijóo. Dy kandidatët kryesorë për të......

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore
Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të......

‘Javë ferri’, në Shqipëri vijnë ‘Netët Tropikale’ - Në Elbasan, Berat, Fieri dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 gradë
Një “Javë ferri”. Kështu mund të cilësohet situata meteorologjike e kësaj jave në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës. Referuar Shërbimit......

BALFIN merr drejtimin e TBU, administratori Altin Sholla: Sfidat dhe risitë për këtë vit akademik
Vendimi i maturantëve për të zgjedhur degën ku do të studiojnë si dhe universitetin ku do të kryejnë studimet, është një ndër më të rëndësishmit për të ardhmen......

Kultivimi i kanabisit “ndez” shëndetësinë - Deputetët e opozitës kundër: Tërhiquni, pasoja të paparashikueshme
Deputetët e opozitës në Komisionin e Shëndetësisë janë shprehur kundër projektligjit për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye shëndetësore dhe......

1 në 3 persona nuk përballon një vakt me mish - Eurostat: Renditemi në vend të tretë në Europë me normën më të lartë
Në Shqipëri 34.3% e popullsisë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Sipas të dhënave......

Pastrimi i parave, “rrëzohet” Tabaku - Nuk votohen ndryshimet ligjore, deputetja: Dalja nga lista gri e MoneyVal është urgjente
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese rrëzoi 2 projektligjet e deputetes Jorida Tabaku, që synonin luftën kundër pastrimit të parave që fshihet në sektorin e......