1 në 3 persona nuk përballon një vakt me mish - Eurostat: Renditemi në vend të tretë në Europë me normën më të lartë

Në Shqipëri 34.3% e popullsisë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, ky tregues e renditit Shqipërinë të tretën në Europë me normën me të lartë pas Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues gjatë vitit 2020 është 8.1%. Pra, në vendet e Bashkimit Europian rreth 8% e popullsisë e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Nëse e karahasojmë me Shqipërinë shohim për një nga treguesit privimit material, siç është mundësia për të përballuar të paktën një herë në dy ditë një vakt me mish/proteina, norma është rreth 26 pikë përqindje më e lartë në vendin tonë.
Nga shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” shihet se norma e këtij treguesi në vendet e rajonit është mbi mesataren e Bashkimit Europian. Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36.5% dhe pasohet nga Shqipëria. Ndjek Serbia me 14.9% dhe Mali i Zi me 14.5%. Qipro, Irlanda dhe Zvicra janë vendet të cilat kanë përqindjen me të ulët të popullsisë që e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë, përkatësisht me 1.1%, 1.3% dhe 1.8%.
Të dhënat e përditësuara për vitin 2022, vetëm për vendet pjesë të Bashkimit Europian, tregojnë se mesatarja e BE-së për këtë tregues është rritur në 8.3%. Kjo mund të jetë rrjedhojë e rritjes së çmimeve përgjatë vitit të kaluar, sidomos nëse i referohemi çmimeve të shportës. Ndërkohë, të dhënat e fundit për Shqipërinë i referohen vitit 2020.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Pastrimi i parave, “rrëzohet” Tabaku - Nuk votohen ndryshimet ligjore, deputetja: Dalja nga lista gri e MoneyVal është urgjente
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese rrëzoi 2 projektligjet e deputetes Jorida Tabaku, që synonin luftën kundër pastrimit të parave që fshihet në sektorin e......

Drejt hapjes, segmenti rrugor Dhërmi-Palasë - Balluku: Ky investim do t’i japë vlerë bregdetit dhe banorëve
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi punimet në segmentin rrugor që do të jetë gati së shpejti. “Këtu......

Gjermania pezullon bashkëpunimin në projektet energjetike me Kosovën
Gjermania ka vendosur të pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në sektorë të ndryshëm për shkak të mungesës së veprimit të Prishtinës për qetësimin e......

Çfarë do të diskutohet në samitin e NATO-s në Vilnius?
Lituania do të presë një samit të NATO-s të martën dhe të mërkurën, i cili do të mbizotërohet nga përgjigja e aleancës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe......

Një fuqi e re po lind: Ekonomia indiane do lërë pas Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA
Një fuqi e re po fiton gjithnjë e më shumë terren në fushën e ekonomisë globale. Sipas parashikimeve të ekspertëve deri në vitin 2075 ekonomia e Indisë do të......

Linjat ajrore gjithnjë e më shumë marrin me qira avionë me ekuipazh - Kompanitë mbështesin strategjinë e tyre të zhvillimit në këtë praktikë
Gjithnjë e më shumë linja ajrore po marrin me qira avionë së bashku me ekuipazhet përkatëse. Kompanitë po mbështesin strategjinë e tyre të zhvillimit në këtë......

A varet e ardhmja e mediave sociale nga një ‘Fije’?
‘Fabrikat e dopaminës toksike dhe të varura’, platformat e mediave sociale na e gërryejnë trurin si nikotina, duke krijuar një dëshirë të vazhdueshme për diçka......

A janë europianët gati për një version dixhital të euros dhe a kanë realisht nevojë për të?!
A janë europianët gati të prezantojnë një version dixhital të euros? Pas monedhave dhe kartëmonedhave, Komisioni Europian tani po propozon euron dixhitale, një......