Gjermania pezullon bashkëpunimin në projektet energjetike me Kosovën

Gjermania ka vendosur të pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në sektorë të ndryshëm për shkak të mungesës së veprimit të Prishtinës për qetësimin e situatës në veri. Pezullimi i bashkëpunimit prek edhe dy projekte të sektorit të energjisë.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka konfirmuar për Radio Slobodna Evropa se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm është marrë në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian (BE), i cili më parë kishte vendosur masa kundër Kosovës.
Ambasada theksoi se masat gjermane nuk do të prekin projektet me sektorin e shoqërisë civile dhe as projektet që janë në vazhdim. Masat përfshijnë gjithashtu shtyrjen e partneritetit dypalësh të klimës, sipas ambasadës gjermane, njofton Balkan Green Energy.
Dy projekte të mëdha energjetike janë pezulluar
Sipas Balkan Green Energy, dy projekte të mëdha në sektorin e energjisë janë pezulluar.
Është anuluar projekti me vlerë 87 milionë euro për termocentralin diellor-termik 70 MW që do të siguronte ngrohje për 38 mijë banorë të Prishtinës.
Gjithashtu, një tjetër projekt afatgjatë që pret zhvillime të mëtejshme është një investim me vlerë 110 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin e kapaciteteve të energjisë diellore në deponinë e KEK-ut, i cili gjithashtu është pezulluar.
Projektet do të rifillojnë sapo situata të qetësohet
BE-ja ka marrë masa ndaj Kosovës pasi qeveria në Prishtinë ka injoruar kërkesat për qetësimin e situatës në veri.
BE-ja, e mbështetur edhe nga vendet e tjera perëndimore, ka tre kërkesa për Kosovën, të de-përshkallëzojë urgjentisht situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe të rifillojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Ambasada gjermane në Prishtinë theksoi në deklaratë se projektet e prekura aktualisht nga këto masa do të mund të rifillojnë pasi të merren “masat urgjente për deeskalim”.
SCAN
Sondazh

Çfarë do të diskutohet në samitin e NATO-s në Vilnius?
Lituania do të presë një samit të NATO-s të martën dhe të mërkurën, i cili do të mbizotërohet nga përgjigja e aleancës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe......

Një fuqi e re po lind: Ekonomia indiane do lërë pas Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA
Një fuqi e re po fiton gjithnjë e më shumë terren në fushën e ekonomisë globale. Sipas parashikimeve të ekspertëve deri në vitin 2075 ekonomia e Indisë do të......

Linjat ajrore gjithnjë e më shumë marrin me qira avionë me ekuipazh - Kompanitë mbështesin strategjinë e tyre të zhvillimit në këtë praktikë
Gjithnjë e më shumë linja ajrore po marrin me qira avionë së bashku me ekuipazhet përkatëse. Kompanitë po mbështesin strategjinë e tyre të zhvillimit në këtë......

A varet e ardhmja e mediave sociale nga një ‘Fije’?
‘Fabrikat e dopaminës toksike dhe të varura’, platformat e mediave sociale na e gërryejnë trurin si nikotina, duke krijuar një dëshirë të vazhdueshme për diçka......

A janë europianët gati për një version dixhital të euros dhe a kanë realisht nevojë për të?!
A janë europianët gati të prezantojnë një version dixhital të euros? Pas monedhave dhe kartëmonedhave, Komisioni Europian tani po propozon euron dixhitale, një......

Pse u rrëzua qeveria holandeze?
Për muaj të tërë, kryeministri holandez Mark Rutte negocioi mbi një paketë masash për të reduktuar fluksin e emigrantëve të rinj që mbërrinin në vendin me afro......

Vapa dhe dielli - Çfarë është heliosis dhe cilat janë rreziqet e tjera që mund të shmangni gjatë verës?!
Edel Strazimiri / SCAN Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis. Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon edhe këtë fillim jave ‘rënien e lirë’ teksa ka regjistruar zbritje sërish gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u......