Bota Postuar më 10 Korrik 2023, 11:42

Një fuqi e re po lind: Ekonomia indiane do lërë pas Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA

Nga SCAN TV
Një fuqi e re po lind: Ekonomia indiane do lërë pas

Një fuqi e re po fiton gjithnjë e më shumë terren në fushën e ekonomisë globale. Sipas parashikimeve të ekspertëve deri në vitin 2075 ekonomia e Indisë do të ketë lënë pas atë të Gjermanisë, Japonisë dhe SHBA – ve. Arsyet kryesore janë përparimi i vendit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, investimet më të larta kapitale dhe rritja e produktivitetit të punëtorëve

 Deri në vitin 2075, India do të jetë ekonomia e dytë më e madhe në botë, duke tejkaluar Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA-në.

Arsyetkryesore për këtë vlerësim janë rritja e popullsisë së Indisë, përparimi i vendit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, investimet më të larta kapitale dhe rritja e produktivitetit të punëtorëve, sipas raportit, sipas raportimeve të CNBC.

Sipas analistëve të Goldman Sachs, India ka gjithashtu një përqindje të madhe të popullsisë ekonomikisht aktive që janë në gjendje të mbështesin bashkëqytetarët më të rinj dhe më të vjetër. Po sipas tyre India duhet të rrisë pjesëmarrjen e saj në fuqinë punëtore dhe kështu të përfitojë nga rritja e popullsisë në mënyrën e duhur. Kjo do të ishte me të vërtetë një mundësi për Indinë që të krijojë kapacitet prodhues dhe të vazhdojë të rritet në sektorët e shërbimeve dhe infrastrukturës.

Të ardhurat e industrisë së teknologjisë së Indisë pritet të rriten me 223.7 miliardë euro deri në fund të vitit 2023, sipas parashikimeve të shoqatës tregtare joqeveritare indiane Nascom.

Sipas një raporti të Goldman Sachs, ekonomia e Indisë drejtohet nga kërkesa e brendshme, ndryshe nga shumë ekonomi më të varura nga eksporti në rajon, me deri në 60 % të rritjes së saj që i atribuohet kryesisht konsumit të brendshëm dhe investimeve.

Në tremujorin e parë, PBB-ja e Indisë u rrit me 6.1 % në bazë vjetore dhe vlerësohet se rritja ekonomike e Indisë në fund të vitit aktual do të arrijë në 7.2 %.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 10 Korrik

Pse u rrëzua qeveria holandeze?

Për muaj të tërë, kryeministri holandez Mark Rutte negocioi mbi një paketë masash për të reduktuar fluksin e emigrantëve të rinj që mbërrinin në vendin me afro......

Shqipëria 10 Korrik

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan vijon edhe këtë fillim jave ‘rënien e lirë’ teksa ka regjistruar zbritje sërish gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat