Ankandi për parqet eolike, drejt finalizimit - MIE: Fituesit do shpallen brenda korrikut, po vlerësohen bashkë me konsulentët e huaj

Fituesit e ankandit të parqeve eolike do të shpallen brenda muajit korrik. Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë bënë me dije për TV SCAN se aktualisht po shqyrtohen dhe vlerësohen aplikimet, teksa procesi po kryhet së bashku me konsulentët ndërkombëtarë. Ankandi hibrid për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga era u hap në datën 21 qershor të vitit 2021, ndërkohë që çmimi tavan do të jetë 75 euro/MW.
Pjesëmarrja në këtë proces konkurrues lejohej vetëm për projekte me kapacitet minimal prej 10 MË dhe kapacitet maksimal prej 75 MW. Ndërkohë që, nëpërmjet këtij procesi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përzgjedhë projekte më një kapacitet të përgjithshëm prej 100 MË, të cilët do të përfitojnë masat mbështetëse për blerjen e energjisë.
Forma e ankandit hibrid nuk është aplikuar deri më tani, ndërsa nënkupton se shteti nuk do të angazhohet me vendosjen e tokës në dispozicion të investitorëve, por do jenë këta të fundit që do të ofrojnë të gjithë paketën e investimit, duke nisur nga toka, investimi financiar e deri tek operimi.
Finalizimi i këtij procesi pritet t’i hapë rrugë shfrytëzimit të erës si burim energjie, teksa kjo e fundit mbetet e pashfrytëzuar ende në vendin tonë. Aktualisht janë miratuar një sërë projektesh, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka hyrë në prodhim.
SCAN
Sondazh

Fond i ri 507 milionë lekë për kompensimin e pronarëve - Këshilli i Ministrave miraton vendimin pas legalizimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna......

“Rikthehet” kërkesa për gaz natyror - Besimi i familjeve dhe i biznesit po rimëkëmbet
Besimi i familjeve dhe i biznesit tek gazi natyror po rimëkëmbet, pas goditjes që pësoi gjatë pikut të krizës energjetike. Industritë që u detyruan të......

Hapet aksi rrugor Orikum-Dukat - Balluku: Rruga përfundon te tuneli i Llogarasë që hapet në qershorin e ardhshëm
Aksi Orikum - Dukat tashmë është është i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kjo rrugë mundëson një shkurtim të ndjeshëm të trajektores nga Vlora......

Sa kushton një i punësuar në bashki? - 51 njësi “vuajnë” për staf, 8 të tjera kanë mbingarkesë
49 bashki në vend kanë rritur numrin e të punësuarve gjatë vitit 2022 dhe 16 të tjera e kanë ulur atë. Sipas të dhënave zyrtare të bërë publike në raportin e......

Shqipëria ‘heq’ vizat për punonjësit e IT - Mjafton vetëm një deklaratë nga kompania që e punëson
Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qendruar në Shqipëri. Një......

Inteligjenca artificiale shkakton pushime nga puna - Drejtuesit e Silicon Valley paralajmërojnë ndryshime drastike
Drejtuesit e Silicon Valley, lojtarët e tregut dhe gurutë e teknologjisë së re kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale......

Zona më e shtrenjtë e Parisit - Ka vetëm 100 shtëpi, hyrje të personalizuara dhe roje 24 orë
Qetësi, privatësi dhe siguri. Ky është trinomi që kushdo që ka komoditetin e nevojshëm financiar për të blerë një shtëpi në këtë komunitet të mbyllur dëshiron......

Shtrenjtohen tarifat e telekomunikacionit - Disa vende europiane do të vazhdojnë rritjen edhe muajt e ardhshëm
Rritja e kostove, e kombinuar me rritjen e inflacionit, kanë sjellë tashmë shtrenjtim të tarifave të kompanive që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në Europë.......