Europa Postuar më 8 Korrik 2023, 11:23

Shtrenjtohen tarifat e telekomunikacionit - Disa vende europiane do të vazhdojnë rritjen edhe muajt e ardhshëm

Nga SCAN TV
Shtrenjtohen tarifat e telekomunikacionit - Disa vende europiane do të

Rritja e kostove, e kombinuar me rritjen e inflacionit, kanë sjellë tashmë shtrenjtim të tarifave të kompanive që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në Europë. Në shumicën e vendeve europiane, termat dhe kushtet e llogarive thonë se tarifat rregullohen në bazë të inflacionit

Arsyetimi i autoritetit të pavarur bazohet në faktin se në vitin 2022, në bazë vjetore krahasimi, Indeksi mesatar mujor i Çmimeve të Konsumit i grupit të Komunikimeve shënoi një ndryshim negativ prej – 2.44%, pra deflacion. Përkundrazi, totali i shërbimeve dhe mallrave të Indeksit të Çmimeve të Konsumit shënoi inflacion prej 9.65%. Ndryshimi i rregullores së përgjithshme të licencës do t'i lejojë ofruesit të ndryshojnë çmimet e kontratës një herë në vit, ndërkohë që atyre u ndalohet të rregullojnë tarifat para se të kenë kaluar tre muaj nga lidhja e kontratës.

Një mekanizëm përkatës indeksimi ekziston në Austri, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Itali, Holandë, Poloni dhe Portugali, ndërsa një dispozitë përkatëse ekziston edhe në Francë dhe Spanjë. Autoriteti vendos nga 21% në 43% rritjen e kostove të furnizimit me energji të rrjetit, duke përfshirë stacionet bazë të rrjetit të aksesit celular, qendrat e rrjetit fiks, bashkëvendosjet, qendrat e të dhënave, si dhe ndërtesat e zyrave të ofruesve.

Gjithashtu, analiza e efektit të inflacionit në marzhin e fitimit operativ të kompanive europiane të telekomunikacionit, zbulon se kjo është ngjeshur që nga viti 2020 nga 2% në 5%, ndërsa kostot e pagave janë forcuar përkatësisht në 8%.

Që nga fillimi i vitit, në tokën europiane, ofruesit e telekomunikacionit në një numër të konsiderueshëm vendesh, si Portugalia, Çekia dhe Britania e Madhe, kanë vijuar me rritje çmimesh për shkak të inflacionit.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......