Gjenerata Z ha dhe pi ndryshe - Industritë ushqimore u përshtaten me shpejtësi kërkesave

Të lindurit mes viteve 1997 dhe 2012, anëtarë të të ashtuquajturit Gjenerata Z, janë mësuar të kenë më shumë opsione para tyre dhe janë më pak të prirur të vazhdojnë të konsumojnë diçka që nuk do t'u pëlqejë herën e parë. Nëse gjeneratat e mëparshme mburren se ngadalë mësuan të pëlqenin shijen e hidhur të birrës, ashtu siç u mësuan gradualisht me kafen dhe çokollatën e zezë, 20-vjeçarët e sotëm nuk duan ta bëjnë këtë.
Kompanitë e mëdha ushqimore e kanë kuptuar tashmë këtë dhe kështu, në vend që të shpenzojnë miliona duke u përpjekur – më kot – për ta bërë një produkt tradicional tërheqës për brezin e ri përmes marketingut, ato po ndjekin një rrugë tjetër. Ata zhvillojnë produkte të reja, të dizajnuara posaçërisht për shijet e Gjeneratës Z.
Industria e ushqimit të shpejtë, për shembull, e cila deri më tani ka vënë bast gjithçka te mishi i viçit, po detyrohet të kalojë te mishi i pulës. Duke pranuar se brezi i ri është shumë i shqetësuar për ndikimin klimatik të rritjes së mishit të viçit, Taco Bell u sigurua të shtonte më shumë artikuj pule në menunë e tij.
Ajo që drejtuesit e kompanive ushqimore kanë zbuluar është se nuk ka kuptim të përpiqesh të shesësh produkte tradicionale nëse Gen Z nuk i dëshiron ato. Konsumatorët e rinj janë mësuar të kenë zgjedhje të pafundme, hyjnë në një supermarket me celularin në dorë, kontrollojnë komentet dhe do të marrin pikërisht atë që duan. Është një mentalitet i ndryshëm në krahasim me gjeneratat e mëparshme.
Dhe siç ka treguar historia e kohëve të fundit, nëse një markë tradicionale përpiqet të tërheqë gjeneratën Z, ajo mund të rezultojë e kundërt. Kjo është arsyeja pse disa kompani preferojnë të krijojnë marka të reja që synojnë Gen Z. Shumë prodhues birre tashmë synojnë ata që duan një birrë më të lehtë, më pak të hidhur dhe me më pak kalori. Për më tepër, gjenerata e re pi më pak alkool se të mëparshmet dhe kompanitë e kanë kuptuar mirë dëshirën e tyre për një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Konsumi privat, investimet, turizmi mbështesin rritjen - Instituti i Vienës, projeksione optimiste. Ekonomia e Shqipërisë, zgjerim me 3.3%
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e verës për vitin 2023 duke e lënë të pandryshuar......

Investimi për rrjet gazi në Shqipëri - Presidenti i Azerbajxhanit: Studimi i fizibilitetit, gati në fund të vitit
Në fund të këtij viti parashikohet të përfundojë studimi i fiziblitetetit për projektin pilot të gazifikimit të vendit. Gjithçka u bë me dije nga presidenti i......

Gati asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH hap tenderin 125 mln lekë. Gjatësia e segmentit, 4.2 km
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave në Durrës do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij. Autoriteti Rrugor......

Shqipëria, në krye të rajonit për investime - Investimet e huaja në hyrje, të dytët pas Serbisë. Investimet tona jashtë, të parët
UNCTAD, organi për tregtinë dhe zhvillimin i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi raportin e investimeve për vitin 2023, ku në analizë......

Italia kërkon më shumë punëtorë të huaj - 452 mijë në periudhën 2023-2025 për sektorët e turizmit dhe agrokulturës
Këshilli i ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri për punësimin e të huajve në vend duke theksuar se bëhet fjalë për 452 mijë punëtorë në tre vjet për......

Përshkallëzohet beteja për mikroçipet - Kina kufizon eksportet e metaleve bazë në Europë
Pengesa të mëdha për përpjekjet e BE-së për tranzicionin e gjelbër pas kufizimeve të vendosura nga Kina për eksportet e metaleve bazë. Sërish në qendër të......

Mitsotakis premton të çojë Greqinë në një nivel tjetër - Kryeministri grek prezanton projektin për modernizimin e vendit
Duke prezantuar në parlament vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen, kryeministri Mitsotakis iu referua zbatimit të ciklit të katërt të modernizimit të......

Betejat për të drejtat e autorit kundër OpenAI kanë filluar – Artistë të ndryshëm ngrijnë padi kundër kompanive të AI
Dy novelistë, Paul Tremblay dhe Mona Awad, kanë ngritur një padi kundër OpenAI në një gjykatë federale në San Francisko, duke pretenduar se modeli i tij i......