Përshkallëzohet beteja për mikroçipet - Kina kufizon eksportet e metaleve bazë në Europë

Pengesa të mëdha për përpjekjet e BE-së për tranzicionin e gjelbër pas kufizimeve të vendosura nga Kina për eksportet e metaleve bazë. Sërish në qendër të vëmendjes janë kufizimi i ambicieve të Perëndimit për të shkëputur zinxhirët e tij të furnizimit nga ndikimi i Pekinit.
Kina është prodhuesi më i madh i dy metaleve, galiumit dhe germaniumit, të cilat janë thelbësore për prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe do t'i nënshtrohen kufizimeve të eksportit nga muaji i ardhshëm. BE, 71% të nevojave të saj për galium dhe 45% të germaniumit i siguron nga Kina
Vetëm pak javë më parë BE njoftoi një strategji të re që synon marrjen e kontrollit të teknologjisë dhe komponentëve kritikë, të cilat mund të çojnë në një reduktim të investimeve jashtë shtetit për arsye të sigurisë kombëtare. Ky plan u prezantua mes thirrjeve të përsëritura nga vendet anëtare të BE-së për rritjen e sigurisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe shtrëngimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe Rusisë.
Sipas ekspertëve raliteti i ashpër është se do të duhet të paktën një dekadë që Perëndimi të bëhet i pavarur nga zinxhirët e furnizimit të metaleve të Kinës, kështu që kjo është me të vërtetë një varësi asimetrike.
BE mori një mësim të mirë vitin e kaluar, kur, pas pushtimit të Ukrainës, nxitoi të diversifikonte importet e saj të naftës dhe gazit, ndërkohë që inflacioni u rrit duke rrezikuar kolapsin e industrive të tëra. Kjo situatë madje regjistroi përçarje në bllok, pasi vendet anëtare nuk ishin në gjendje për një kohë të gjatë të binin dakord për qëndrimin që duhet të mbanin ndaj Rusisë.
E njëjta dinamikë po shfaqet tani në lidhje me qëndrimin e BE-së kundër Kinës, pasi disa vende refuzojnë të rrezikojnë marrëdhëniet e tyre tregtare me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Përveç kësaj, përfitimet e marrëdhënies për BE-në janë të mëdha edhe përsa i përket eksporteve. Për shembull, Kina është një treg i madh për sektorin europian të automjeteve, farmaceutikës dhe makinerive. Në fakt, prodhuesit e mëdhenj gjermanë të makinave kanë dhjetëra fabrika në Kinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë, kanë ushtruar presion të fortë ndaj Europës për të ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Pekinit, ndërsa presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka argumentuar se blloku duhet të jetë i pavarur nga Kina, pa ndërprerë plotësisht lidhjet mes tyre.
Europa aktualisht është shumë e varur nga Kina për një numër teknologjish të pastra dhe komponentë kyç, kështu që një përshkallëzim i këtyre tensioneve mund ta bëjë më të vështirë tranzicionin e gjelbër të saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Mitsotakis premton të çojë Greqinë në një nivel tjetër - Kryeministri grek prezanton projektin për modernizimin e vendit
Duke prezantuar në parlament vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen, kryeministri Mitsotakis iu referua zbatimit të ciklit të katërt të modernizimit të......

Betejat për të drejtat e autorit kundër OpenAI kanë filluar – Artistë të ndryshëm ngrijnë padi kundër kompanive të AI
Dy novelistë, Paul Tremblay dhe Mona Awad, kanë ngritur një padi kundër OpenAI në një gjykatë federale në San Francisko, duke pretenduar se modeli i tij i......

Dixhitalizimit të fondeve të BE-së – Audituesit e BE-së: Ende një punë në progres
Rishikimi i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) i dixhitalizimit të fondeve të BE-së, i publikuar të enjten (6 korrik), përshkroi peizazhin aktual të......

Toka vuan javën më të nxehtë në histori – Edhe Antarktida kalon 4.5°C mbi normalen
Shifrat e fundit ndihmojnë në vërtetimin se "ndryshimi i klimës është jashtë kontrollit", thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Toka......

Kursi i këmbimit – Euro, dollari dhe paundi sërish në rënie
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rënie të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.1 lekë dhe shitet me 96.1 lekë sipas kursit të......

Uniformizohen pikat doganore të Shqipërisë. Rikualifikim dhe elemente identifikues për secilën pikë tokësore
Të gjithë pikat kufitare të Shqipërisë i janë nënshtruar rikualifikimit, falë një projekti që ka bashkuar Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Ministrinë e......

Portugalia ndalon muzikën e lartë në plazh – Gjobat për shkelje shkojnë deri në 36 mijë euro
Pushuesit e plazhit në Portugali janë paralajmëruar se mund të përballen me gjoba deri në 36,000 euro për vendosjen e muzikës me zë të lartë. Altoparlantët......

Turi ballkanik - Rama dhe Kryeministi i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski, konferencë për shtyp pas takimit bilateral në Shkup
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një tur dy ditor në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor ku do të takohet me liderët e shteteve. Shkupi është ndalesa e parë e......