Gati asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH hap tenderin 125 mln lekë. Gjatësia e segmentit, 4.2 km

Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave në Durrës do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për këtë segment, që konsiderohet si tejet i rëndësishëm, sidomos gjatë sezonit veror, për shkak të numrit të lartë të automjetete që shkojnë drejt jugut të vendit. Në total, parashikohet të ndërhyhet në një gjatësi prej 4.2 km, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 125 mln lekë.
Në dokumentet e tenderit gjendja aktuale e rrugës përshkruhet si tejet e amortizuar, duke qenë se shtresat asfaltike janë të dëmtuara. Ndërkohë që, sipas grafikut të publikuar punimet pritet të zgjatin 2 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Sipas ARRSH, ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm, pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë-Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa dhe rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.
Ndërkohë që, të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor. Rruga kalon nëpër një zonë të dendur urbane dhe i nënshtrohet një trafiku të rënduar ku një pjesë të madhe e zë trafiku i mjeteve të rënda. Për pasojë, plani i menaxhimit të trafikut do të jetë i ndryshueshëm sipas avancimit të punimeve që do të thotë se rrugët alternative për devijimin e trafikut do të ndryshojnë në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shqipëria, në krye të rajonit për investime - Investimet e huaja në hyrje, të dytët pas Serbisë. Investimet tona jashtë, të parët
UNCTAD, organi për tregtinë dhe zhvillimin i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi raportin e investimeve për vitin 2023, ku në analizë......

Italia kërkon më shumë punëtorë të huaj - 452 mijë në periudhën 2023-2025 për sektorët e turizmit dhe agrokulturës
Këshilli i ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri për punësimin e të huajve në vend duke theksuar se bëhet fjalë për 452 mijë punëtorë në tre vjet për......

Përshkallëzohet beteja për mikroçipet - Kina kufizon eksportet e metaleve bazë në Europë
Pengesa të mëdha për përpjekjet e BE-së për tranzicionin e gjelbër pas kufizimeve të vendosura nga Kina për eksportet e metaleve bazë. Sërish në qendër të......

Mitsotakis premton të çojë Greqinë në një nivel tjetër - Kryeministri grek prezanton projektin për modernizimin e vendit
Duke prezantuar në parlament vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen, kryeministri Mitsotakis iu referua zbatimit të ciklit të katërt të modernizimit të......

Betejat për të drejtat e autorit kundër OpenAI kanë filluar – Artistë të ndryshëm ngrijnë padi kundër kompanive të AI
Dy novelistë, Paul Tremblay dhe Mona Awad, kanë ngritur një padi kundër OpenAI në një gjykatë federale në San Francisko, duke pretenduar se modeli i tij i......

Dixhitalizimit të fondeve të BE-së – Audituesit e BE-së: Ende një punë në progres
Rishikimi i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) i dixhitalizimit të fondeve të BE-së, i publikuar të enjten (6 korrik), përshkroi peizazhin aktual të......

Toka vuan javën më të nxehtë në histori – Edhe Antarktida kalon 4.5°C mbi normalen
Shifrat e fundit ndihmojnë në vërtetimin se "ndryshimi i klimës është jashtë kontrollit", thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Toka......

Kursi i këmbimit – Euro, dollari dhe paundi sërish në rënie
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rënie të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.1 lekë dhe shitet me 96.1 lekë sipas kursit të......