Konsumi privat, investimet, turizmi mbështesin rritjen - Instituti i Vienës, projeksione optimiste. Ekonomia e Shqipërisë, zgjerim me 3.3%

“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e verës për vitin 2023 duke e lënë të pandryshuar normën e rritjes ekonomike, krahasuar me projeksionet e pranverës së këtij viti të publikuara në muajin prill. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% këtë vit. Nga ana tjetër, sipas raportit, për vitin 2024 dhe 2025 të dhënat vijojnë një trajektore pozitive duke parashikuar një rritje prej 3.8% dhe 4% përkatësisht. Megjithatë, qeveria shqiptare e ka parashikuar rritjen ekonomike për këtë vit në 3.7%, rreth 0.4 pikë më e lartë se projeksionet e Institutit të Vienës.
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” parashikon se Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë rritjen më të lartë ekonomike në rajon për vitin aktual, por edhe për dy vitet e ardhshme. Theksojmë se për Kosovën Prodhimi i Brendshëm Bruto, për vitin 2023, pritet të zgjerohet me 3.4%, ndërkohë kjo rritje për vitin 2024 dhe 2025 parashikohet në 3.9% dhe 4.1%. Të dhënat tregojn se parashikimet për rritjen ekonomike të Kosovës kanë rënë me 0.2 pikë, krahasuar me projeksionet e pranverës.
Parashikimet për Shqipërinë janë pozitive edhe sa i përket çmimeve të konsumit, por mbeten të pandryshuara, krahasuar me projeksionet e pranverës dhe vjeshtës. Për vitin 2023, sipas Institutit të Vienës, është parashikuar që norma e inflacionit të zbresë në 4%, ndërsa për vitin 2024 dhe 2025 parashikohet në 3% dhe 2.5%. Sipas të dhënave, Shqipëria do jetë vendi me normën më të ulët të inflacionit në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023. Nga ana tjetër, treguesi i papunësisë për Shqipërinë sipas raportit vlerësohet në 10% për vitin 2023, duke u përmirësuar akoma që nga projëksionet e pranverës.
Sipas raportit rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe një bum në turizëm, ndërkohë që inflacioni, edhe pse në rënie, pritet të nxitet kryesisht nga produktet ushqimore, çmimet e të cilave ishin ende në rritje me ritme dyshifrore në pesë muajt e parë të 2023. Ndër të tjera në raport thuhet se sektori bankar ka vazhduar të performojë mirë. Kërkesa për kredi është zgjeruar më tej, e nxitur kryesisht nga individët, ndërkohë që kreditë me probleme kanë vazhduar të bien. Një problem që theksohet është mungesa e fuqisë punëtore dhe e aftësive, ndërkohë që emigracioni vazhdon.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Investimi për rrjet gazi në Shqipëri - Presidenti i Azerbajxhanit: Studimi i fizibilitetit, gati në fund të vitit
Në fund të këtij viti parashikohet të përfundojë studimi i fiziblitetetit për projektin pilot të gazifikimit të vendit. Gjithçka u bë me dije nga presidenti i......

Gati asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH hap tenderin 125 mln lekë. Gjatësia e segmentit, 4.2 km
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave në Durrës do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij. Autoriteti Rrugor......

Shqipëria, në krye të rajonit për investime - Investimet e huaja në hyrje, të dytët pas Serbisë. Investimet tona jashtë, të parët
UNCTAD, organi për tregtinë dhe zhvillimin i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi raportin e investimeve për vitin 2023, ku në analizë......

Italia kërkon më shumë punëtorë të huaj - 452 mijë në periudhën 2023-2025 për sektorët e turizmit dhe agrokulturës
Këshilli i ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri për punësimin e të huajve në vend duke theksuar se bëhet fjalë për 452 mijë punëtorë në tre vjet për......

Përshkallëzohet beteja për mikroçipet - Kina kufizon eksportet e metaleve bazë në Europë
Pengesa të mëdha për përpjekjet e BE-së për tranzicionin e gjelbër pas kufizimeve të vendosura nga Kina për eksportet e metaleve bazë. Sërish në qendër të......

Mitsotakis premton të çojë Greqinë në një nivel tjetër - Kryeministri grek prezanton projektin për modernizimin e vendit
Duke prezantuar në parlament vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen, kryeministri Mitsotakis iu referua zbatimit të ciklit të katërt të modernizimit të......

Betejat për të drejtat e autorit kundër OpenAI kanë filluar – Artistë të ndryshëm ngrijnë padi kundër kompanive të AI
Dy novelistë, Paul Tremblay dhe Mona Awad, kanë ngritur një padi kundër OpenAI në një gjykatë federale në San Francisko, duke pretenduar se modeli i tij i......

Dixhitalizimit të fondeve të BE-së – Audituesit e BE-së: Ende një punë në progres
Rishikimi i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) i dixhitalizimit të fondeve të BE-së, i publikuar të enjten (6 korrik), përshkroi peizazhin aktual të......