Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2023, 13:40

Investimi për rrjet gazi në Shqipëri - Presidenti i Azerbajxhanit: Studimi i fizibilitetit, gati në fund të vitit

Nga SCAN TV
Investimi për rrjet gazi në Shqipëri - Presidenti i

Në fund të këtij viti parashikohet të përfundojë studimi i fiziblitetetit për projektin pilot të gazifikimit të vendit. Gjithçka u bë me dije nga presidenti i Azerbajxhanit, gjatë deklaratës për media pas vizitës shtetërore të Presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe zgjerimi i infrastrukturës së gazit, nga vendi ynë drejt vendeve të rajonit.

Projekti pilot për gazifikimin e vendit u njoftua në nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht, u bë me dije se qyteti i përzgjedhur ishte Korça, por më pas u njoftua se programi i gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in, duke lënë të kuptohet se qyteti nuk është vendosur ende.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat