Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2023, 15:11

Rishpërndarja e fondeve - Ministrisë së Kulturës i shtohet fondi prej 60 milionë lekësh për promovimin e trashëgimisë kulturore gjatë sezonit turistik veror

Nga SCAN TV
Rishpërndarja e fondeve - Ministrisë së Kulturës i shtohet

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave ka vendosur që në buxhetin e miratuar për vitin 2023 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë:

Ministrisë së Kulturës, në programin “Arti dhe kultura”, në shpenzime korrente, i shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për promovimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve artistiko-kulturore përgjatë sezonit turistik veror 2023.

Shërbimit Informativ të Shtetit, në programin “Veprimtaria informative shtetërore”, në shpenzime korrente, i pakësohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës dhe Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......