Sa rrezikohemi nga rritja e çmimit të grurit? - Fermerët shqiptarë po shesin nën kosto, 28 lekë/kg

Pas një stabiliteti prej disa muajsh, çmimi i grurit duket se ka hyrë në një trend të ri rritjeje. Bursat ndërkombëtare kanë nisur të ndryshojnë në rritje çmimin për këtë produkt, pasi Moska bëri me dije se nuk ka ndërmend që të zgjasë marrëveshjen që lejon eksportin e grurit të Ukrainës nga portet në Detin e Zi. Marrëveshja që lejon transportin e grurit skadon me 17 korrik , ndërkohë që Ukraina është një nga eksportuesit e rëndësishëm të grurit në botë.
Por a do të reflektohet ky trend të tregun vendas? Pyetur nga SCAN TV, përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, shprehen se edhe nëse marrëveshja nuk rinovohet, efektet për konsumatorët shqiptarë nuk do të jenë të menjëhershme për disa arsye. Së pari kompanitë vendase kanë rezerva deri në 3 muaj, çka do të thotë se çmimet për një periudhë të caktuar do të jenë stabël. Së dyti ka nisur korrja e prodhimit vendas, i cili u subvencionua nga Ministria e Bujqësisë përgjatë vitit që lamë pas.
Megjithatë në këtë pikë kompanitë shprehen se ka probleme, pasi gruri nuk është cilësor për shkak të shirave të shumta të sezonit, dhe e dyta çmimi që kërkojnë fermerët në raport me çmimin në bursa është i lartë, çka i bën grumbulluesit të pa interesuar për të blerë prodhim vendas. Aktualisht fermerët po shesin me 28 lekë/ kg, ndërkohë që konkurrohen ndjeshëm nga Serbia e cila e ofron këtë produkt më lirë.
Por për fermerët kostot e prodhimit janë të larta dhe nuk arrijnë që ti mbulojnë ato apo të kenë fitim. Sipas operatorëve, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare do të rriten, edhe prodhimi vendas do shitet më shtrenjtë, ndërkohë që rekomandohet një politikë tjetër subvencionuese për fermerët në mënyrë që të mbulojë diferencën në çmim. Kompanitë shprehen se situata do të jetë me e qartë në shtator, pasi të shikohet bilanci botëror i korrjeve dhe çmimet në bursë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2022 çmimi i drithërave u rrit me 37%.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Gjenerata Z ha dhe pi ndryshe - Industritë ushqimore u përshtaten me shpejtësi kërkesave
Të lindurit mes viteve 1997 dhe 2012, anëtarë të të ashtuquajturit Gjenerata Z, janë mësuar të kenë më shumë opsione para tyre dhe janë më pak të prirur të......

Konsumi privat, investimet, turizmi mbështesin rritjen - Instituti i Vienës, projeksione optimiste. Ekonomia e Shqipërisë, zgjerim me 3.3%
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e verës për vitin 2023 duke e lënë të pandryshuar......

Investimi për rrjet gazi në Shqipëri - Presidenti i Azerbajxhanit: Studimi i fizibilitetit, gati në fund të vitit
Në fund të këtij viti parashikohet të përfundojë studimi i fiziblitetetit për projektin pilot të gazifikimit të vendit. Gjithçka u bë me dije nga presidenti i......

Gati asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH hap tenderin 125 mln lekë. Gjatësia e segmentit, 4.2 km
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave në Durrës do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij. Autoriteti Rrugor......

Shqipëria, në krye të rajonit për investime - Investimet e huaja në hyrje, të dytët pas Serbisë. Investimet tona jashtë, të parët
UNCTAD, organi për tregtinë dhe zhvillimin i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi raportin e investimeve për vitin 2023, ku në analizë......

Italia kërkon më shumë punëtorë të huaj - 452 mijë në periudhën 2023-2025 për sektorët e turizmit dhe agrokulturës
Këshilli i ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri për punësimin e të huajve në vend duke theksuar se bëhet fjalë për 452 mijë punëtorë në tre vjet për......

Përshkallëzohet beteja për mikroçipet - Kina kufizon eksportet e metaleve bazë në Europë
Pengesa të mëdha për përpjekjet e BE-së për tranzicionin e gjelbër pas kufizimeve të vendosura nga Kina për eksportet e metaleve bazë. Sërish në qendër të......

Mitsotakis premton të çojë Greqinë në një nivel tjetër - Kryeministri grek prezanton projektin për modernizimin e vendit
Duke prezantuar në parlament vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen, kryeministri Mitsotakis iu referua zbatimit të ciklit të katërt të modernizimit të......