Europa Postuar më 8 Korrik 2023, 13:16

“Rikthehet” kërkesa për gaz natyror - Besimi i familjeve dhe i biznesit po rimëkëmbet

Nga SCAN TV
“Rikthehet” kërkesa për gaz natyror - Besimi i familjeve

Besimi i familjeve dhe i biznesit tek gazi natyror po rimëkëmbet, pas goditjes që pësoi gjatë pikut të krizës energjetike. Industritë që u detyruan të shkëputeshin nga rrjeti i gazit natyror për shkak të çmimeve të larta për të kaluar në lëndë djegëse të tjera, kanë filluar të kthehen, ndërkohë që kërkesa për lidhje të reja nga familjet gjithashtu është rimëkëmbur.

Prioritetet e kompanive furnizuese tashmë përfshijnë përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët, duke instaluar matësa inteligjentë për të gjithë klientët e rinj, forcimin e shpërndarjes së sigurt, funksionimin e një shërbimi të ri dixhital për nënshkrimin e një kontrate lidhjeje dhe krijimin e një rrjeti shërbimi prej më shumë partnerësh të autorizuar.

Kompanitë, tashmë aplikojnë teknologjinë më të avancuar ndërkombëtarisht PICARRO për kontrollin parandalues ​​të rrjeteve të shpërndarjes. Një furgon i pajisur posaçërisht lëviz në baza 24-orëshe përgjatë gjatësisë së rrjetit, zbulon menjëherë defektet, harton automatikisht zonën dhe i dërgon një sinjal kompanisë për të gjetur pikën e saktë dhe për të ndërhyrë menjëherë.

Gjithashtu janë bërë publike planet e kompanive për përzierjen e gazit natyror në rrjete, me biometan dhe hidrogjen.

Ndërkohë rezervat e gazit në Europë po mbushen më ngadalë pasi çmimet ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit, por do të nevojitet një ngadalësim i mëtejshëm për të parandaluar mbarimin e hapësirës përpara fillimit të dimrit 2023/24.

Stoqet ishin tashmë relativisht të larta dhe shkalla e akumulimit përpara dimrit ka të ngjarë të mbajë nën presion çmimet e të ardhmes së gazit.

Inventarët e gazit në të gjithë Bashkimin Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar arritën në 889 teravat/orë më 4 korrik.

Megjithatë, për shkak se inventarët ishin kaq të lartë në fund të dimrit 2022/23, vendet e depozitimit ishin pothuajse 79% të mbushura më 4 korrik, krahasuar me një mbushje mesatare 10-vjeçare të mëparshme prej vetëm 60%.

Por, kapaciteti teknik i sistemit të ruajtjes është vetëm 1,130 Teravat/orë, kështu që hapësira është në rrugën e duhur për të mbaruar shumë përpara fillimit të dimrit 2023/24.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat